HomePolitikeDash Sula: Dumanit i kanë kërcënuar familjen. Një prokurori të SPAK i...

Dash Sula: Dumanit i kanë kërcënuar familjen. Një prokurori të SPAK i kërcënuan fëmijët në Gjermani

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Në “Off the Record” me Andrea Dangllin, në A2 CNN, deputeti demokrat Dashnor Sula teksa komentonte vizitën e kreut të SPAK, Altin Dumani në SHBA, zbuloi se drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme i është kërcënuar familja.

Sula po ashtu zbuloi se një tjetër prokurori të SPAK i janë kërcënuar fëmijët që jetojnë në Gjermani nga krimi i organizuar.

Zoti Dumani e ka thënë dhe në mes të Komisionit të Ligjeve kur e kanë pyetur nga mazhoranca nëse ndihet nga deklaratat e Sali Berishës. Ai ka thënë zero, sepse janë deklarata politike, të cilat ngelin në kuadrin politik. Sepse ka patur zero kërcënime nga Berisha apo familja e tij. Në një kohë kur ka patur shantazhe nga elementë të mazhorancës apo të krimit të organizuar në mënyre të drejtpërdrejte duke kërcënuar kreun e SPAK-ut, apo prokurorë të tjerë të SPAK-ut. Dhe një të cilin unë e njoh që i kanë kërcënuar edhe familjen e tij. Të mos e themi emrin tani, por është shumë afër zotit Dumani prokurori dhe krimi i organizuar ka kërcënuar fëmijët e tij në Gjermani. Në Gjermani ia kanë kërcënuar dhe kjo është punë shumë e vështirë. Po është shumë e lehtë të dalësh nëpër media ta shash SPAK-un, prokurorin, gjyqtarin që kërcënohet nga krimineli që ka miliona euro pasuri”, zbuloi Sula.

Sula po ashtu e cilësoi Dumanin një njeri të ndershëm. Ai tha më tej se në trupën e SPAK një pjesë e mirë e prokurorëve janë figura me integritet, që e kryejnë me devotshmëri e përkushtim detyrën.

Në këtë shtet SPAK-u ka integritet më të lartë, më të fortë se sa institucionet e tjera në Shqipëri. Është e tmerrshme kur opozita që duhet të ishte në krah të SPAK-ut, e quan atë organizatë kriminale. Po ju them nga përvoja personale, një pjesë të mirë që i njoh aty ke të bësh me burra me integritet, që janë të pa korruptuar, prokurorë, 1000 përqind. Dhe Altin Dumani po ta garantoj është njeri jashtëzakonisht i ndershëm dhe bravo i qoftë që nuk reagon se e kemi sulmuar me të gjitha format, nënë brez edhe nga mazhoranca dhe haptazi nga opozita. Dhe ai përsëri shikon të kryejë detyrën dhe nuk merret me to”, nënvizoi Sula në  “Off the Record” me Andrea Dangllin, në A2 CNN.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular