HomePolitike“Demokratizimi i PD, problem shoqëror!”- Xhaferraj: Berisha hyri në zgjedhje për axhendë...

“Demokratizimi i PD, problem shoqëror!”- Xhaferraj: Berisha hyri në zgjedhje për axhendë personale, binte ndesh me atë të partisë

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Demokrati Ferdinand Xhaferraj, ka komentuar situatën politike në vend dhe atë që po ndodh në PD pas zgjedhjeve të 11 majit.

I ftuar në News 24, Xhaferraj u shpreh kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, nuk hyri në zgjedhje me qëllim fitimin, por çuarjen përpara të axhendës së tij personale.

Sipas tij, kjo axhendë e Berishës bie ndesh jo vetëm me axhendën e PD, por është kthyer edhe në një problem për shoqërinë shqiptare.

“Jashtë raportit personal dhe bashkëpunimit 30 vite në PD, ishte fat i keq që axhenda personale e Berishës ishte kundër asaj të PD, tashmë nuk është një problem brenda PD por është bërë një problem i shoqërisë shqiptare sepse me një opozitë të dobët keqqeverisja shkon përpara”, shprehet ai.

Më tej Xhaferraj u shpreh se me rezultatin e zgjedhjeve qeveria bëhet me arrogante, duke dhënë këtu shembullin e sulmit ndaj News24.

“Të gjithë e prisnin, te dinin që ishin zgjedhje formale. Për mënyrën si u soll PD para zgjedhjeve që nuk u prezantua kurrë si alternativë fituese. Procedurat ankimore janë thjeshtë formalitet. Berisha nuk ka dhënë dorëheqjen dhe për këtë ankimon vendimin e 11 majit.

Në këto zgjedhje fituan të dy palët, Rama që ka pushtetin dhe Berisha që nuk u fut për fitore, por të çonte para axhendën personale. Ishte një lojë ku fituan të dyja palët nisur nga ajo që kishin në axhendë.

Jashtë raportit personal dhe bashkëpunimit 30 vite në PD, ishte fat i keq që axhenda personale e Berishës ishte kundër asaj të PD, tashmë nuk është një problem brenda PD por është bërë një problem i shoqërisë shqiptare sepse me një opozitë të dobët keqqeverisja shkon përpara.

Ju ikët që andej dhe erdhën në Prestige, me prestigj, pra qeveria bëhet më arrogante. Edhe elementët brenda PS që duan të jenë zë kritik kur shohin një opozitë të dobët frenohen.

Demokratizimi i PD është një problem shoqëror dhe ringritja është një domosdoshmëri e padiskutueshme”, tha ai.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular