HomeKronikeEMRI/Nxiste tre të mitur të kryenin vjedhje në disa zona në kryeqytet,...

EMRI/Nxiste tre të mitur të kryenin vjedhje në disa zona në kryeqytet, përfundon në pranga 39-vjeçari

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Një 39-vjeçar është arrestuar nga Policia e Tiranës pasi nxiste  tre të mitur të kryenin vjedhje në disa zona të kryeqytetit.

Bëhet me dije se i arrestuari është identifikuar si Xhiljon Hoxha, i dënuar më parë për të njëjtin krim.

Blutë kanë sekuestruar  sende të vjedhura dhe sende që dyshohet se i shërbenin të arrestuarit, për të konsumuar lëndë narkotike.

Njoftim i Policisë:

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, si rezultat i punës hetimore, për të nxjerrë përpara përgjegjësisë penale, shtetasit e implikuar në vjedhje, kapën në kuadër të operacionit “Nxitësi”, shtetasin e shpallur në kërkim, Xh. H., 39 vjeç.

Ai dyshohet se ka shtyrë në mënyrë të përsëritur, 3 shtetas të moshave 12 dhe 13 vjeç, për të kryer vjedhje të ndryshme, në disa zona të Tiranës.

Vijojnë hetime për të dokumentuar plotësisht veprimtarinë kriminale të 39-vjeçarit, në fushën e vjedhjes së pronës dhe pasurisë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular