HomeKultureKomeditë më të bukura në Koko Fest 2025

Komeditë më të bukura në Koko Fest 2025

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

 Festivali Mbarëkombëtar i Komedisë “KoKo FEST” mbushi sallën e Teatrit “Andon Zako Çajupi” në Korçë, me tri shfaqjet e netëve të para, nga trupa e Teatrit të Korçës me “Një martesë, një divorc, një funeral”, nga trupa e Teatrit “Skampa” të Elbasanit, me “Çfarë pa kryeshërbëtorja?”, si dhe me shfaqjen “Vendi më i humbur në Shqipëri” të Teatrit të Durrësit, “Aleksandër Moisiu”.

Për shtatë net radhazi “KoKo FEST” do të sjellë në Korçë komeditë më të bukura dhe emocionet më të veçanta të skenës.

Ky projekt, i mbështetur nga Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, është një ngjarje që sjell në skenë emra të njohur të humorit, artistë të talentuar dhe një atmosferë që ndërthur artin skenik me të qeshurën.

Sipas kalendarit të paraqitur nga “Koko FEST”, mbreme ishte radha e artistëve nga Kosova. Teatri Kombëtar i Prishtinës do të ngjisë në skenë, komedinë “Art”.

“Koko FEST” nuk është vetëm një festival teatral komedie, është shtëpia ku takohen artistët e mëdhenj të skenës shqiptare, me artistët e rinj që premtojnë të ndërtojnë të ardhmen e artit.

Gjatë shtatë netëve plot humor e reflektim, spektatori do të gjejë në hollin e teatrit një ekspozitë të veçantë me figura të rëndësishme të artit skenik, të sjella në telajo nga piktori i njohur Roland Karanxha, “Mjeshtër i Madh”. Piktori ka sjellë një galeri që ndërthur hijeshinë e skenës me fuqinë e penelit, duke i dhuruar festivalit dhe artdashësve emocione të bukura.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular