HomeSocialeKushte atmosferike të paqëndrueshme, në disa zona priten edhe reshje shiu! Ja...

Kushte atmosferike të paqëndrueshme, në disa zona priten edhe reshje shiu! Ja parashikimi i motit për sot

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme gjatë ditës së sotme, duke sjellë alternim të motit në territorin shqiptar.

Sipas parashikimeve, moti do të jetë me vranësira mesatare deri të dendura, por intervalet me kthjellime nuk do të mungojnë, veçanërisht përgjatë ultësirës perëndimore, ku pritet një përmirësim i përkohshëm i kushteve.

Vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme, kryesisht me intensitet të ulët, ndërsa në disa zona priten reshje në formë shtrëngatash afatshkurtra dhe me intensitet mesatar.

Pas orëve të pasdites, moti pritet të përmirësohet në shumicën e territorit, megjithatë në relievet malore të lindjes, do të vijojë prania e vranësirave dhe reshjeve të dobëta e afatshkurtra.

Era do të fryjë nga verilindja në veriperëndim, me një shpejtësi mesatare prej 7 m/s. Në zonat luginore dhe përgjatë vijës bregdetare, era pritet të jetë më e ndjeshme.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular