HomeKultureNdërron jetë në moshën 94-vjeçare ikona e televizionit Italian, Emilio Fede

Ndërron jetë në moshën 94-vjeçare ikona e televizionit Italian, Emilio Fede

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Një ndër figurat më simbolike të televizionit italian, Emilio Fede ka ndërruar jetë ditën e sotme në moshën 94-vjeçare.

Lajmi për vdekjen e tij është konfirmuar nga e bija, Sveva, ndërsa shëndeti i babait të saj ishte përkeqësuar ndjeshëm gjatë ditëve të fundit. Prej kohësh, Emilio Fede po luftonte për jetën në qendrën e kujdesit “San Felice” në Segrate në Milano.

“Ai ishte një kampion i televizionit”, shkruan Corriere della Sera. Fede konsiderohet si një ndër personazhet më të njohur të ekranit italian, i cili solli revolucion në fushën e gazetarisë. Karriera e tij televizive nisi në vitet ’60 në RAI si një gazetar lufte e më pas u emërua drejtor informativ i TG1.

Gjatë viteve 1990, ai u bashkua me grupin mediatik Fininvest, për tu emëruar më pas në krye të TG4 nga kryeministri i kohës, Silvio Berlusconi.

Karriera e Emilio Fede-s mori fund në vitin 2012 pas largimit të tij nga Mediaset dhe përfshirjes në çështjen “Ruby”. Gjatë kësaj periudhe ai u bë një ndër gazetarët më të ndjekur për italianët, por gjithashtu dhe më i kritikuari për mbështetjen e hapur ndaj Berlusconit.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular