Më 11 shtator do të mblidhet Asambleja e Partisë Socialiste, ku pritet të prezantohet qeveria e re Rama 4 pas fitores në zgjedhjet parlamentare të 11 majit.
Mbledhja tashmë është zyrtare pasi është njoftuar nga Sekretari i Përgjithshëm i PS, Blendi Klosi, i cili bëri me dije se takimi do të mbahet në orën 09:30, tek kompleksi “Xibraku”.
AXHENDA:
1.Hapja e mbledhjes dhe miratimi i rendit të ditës
2.Fjala e kryetarit të PS Edi RAMA
3.Mendime, pyetje dhe diskutime
4.Të ndryshme
“Mbështetur në Statutin e PS, neni 37, pika 5, ju njoftojmë se më datën 11.09.2025, ora 09:30, tek kompleksi “Xibraku” do të zhvillohet mbledhja e Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste me këtë rend dite:
Hapja e mbledhjes dhe miratimi i rendit të ditës
Fjala e kryetarit të PS, Edi RAMA
Mendime, pyetje dhe diskutime
Të ndryshme
Pjesëmarrja juaj është e domosdoshme për vijimin e punimeve të Asamblesë”, thuhet në mesazhin e Klosit drejtuar anëtarëve të Asamblesë.
