HomeEkonomiBSH ul komisionet për pagesat elektronike/Rregulla të reja për pikat e këmbimit...

BSH ul komisionet për pagesat elektronike/Rregulla të reja për pikat e këmbimit valutor

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë miratoi rregulloret e rishikuara për sistemet e pagesave AIPS, AIPS EURO dhe AECH, si dhe për funksionimin e sistemit SWIFT, në kuadër të një procesi të gjerë modernizimi të infrastrukturës së pagesave në vend.

Rishikimet e miratuara synojnë përmirësimin e kuadrit rregullativ dhe përafrimin me standardet më të avancuara ndërkombëtare, me objektiv kryesor rritjen e efikasitetit, përhapjen e pagesave elektronike dhe përfshirjen financiare në Shqipëri.

Ndryshime konkrete për qytetarët dhe bizneset:

Pagesat elektronike deri në 40,000 lekë do të kryhen pa asnjë komision.

Për pagesat elektronike deri në 10 milionë lekë, komisionet janë reduktuar deri në 10 herë, duke nxitur përdorimin e sistemit AECH.

Edhe për pagesat në euro brenda vendit, tarifat janë ulur ndjeshëm, duke ndjekur modelin e tarifimit të transfertave SEPA, përfshirë edhe një trajektore të re tarifore për transfertat ndërkufitare.

Sipas vlerësimeve të Bankës së Shqipërisë, këto masa pritet të kursejnë rreth 40 milionë euro në vit për qytetarët dhe ekonominë shqiptare, ndërsa krijojnë kushtet teknike dhe institucionale për integrimin e plotë të vendit në zonën SEPA dhe zbatimin e projektit TIPS Clone për pagesa të shpejta në kohë reale.

Në mbledhjen e fundit të Këshillit Mbikëqyrës, Banka e Shqipërisë reduktoi kostot për këto pagesa. Të gjitha transfertat deri në 40 mijë lekë tashmë do të kryhen pa komision, ndërsa për pagesat deri në 10 milionë lekë, komisionet do të ulen rreth 10 herë.

Po ashtu, për pagesat në euro, tarifat minimale dhe përqindjet janë rishikuar ndjeshëm, duke e bërë më të leverdishëm përdorimin e kanaleve elektronike si brenda ashtu edhe jashtë vendit, në kuadër të integrimit me rrjetin SEPA.

https://945012b8e9078e84230d2a29567165fa.safeframe.googlesyndication.com/safeframe/1-0-45/html/container.html

“Këto ndryshime vlerësohet se do t’u kursejnë qytetarëve dhe ekonomisë shqiptare përafërsisht 40 milionë euro në vit dhe njëkohësisht krijojnë bazën e nevojshme për integrimin e mëtejshëm të vendit në SEPA dhe për implementimin e projektit TIPS Clone për pagesat e shpejta.”-sipas Bankës së Shqipërisë.

Një tjetër vendim i marrë në këtë mbledhje është dhe forcimi I rregullores për kriteret e licencimit të pikave të këmbimit valutor. Duke filluar nga rritja e kapitalit fillestar, dokumentimi I këtij kapitali dhe verifikimi i pronarëve i cili do të jetë i thelluar.

“Ndryshimet e propozuara në rregullore synojnë të përmirësojnë procesin e licencimit dhe mbikëqyrjes së zyrave të këmbimit valutor. Ato forcojnë kërkesat për reputacionin, integritetin dhe qëndrueshmërinë financiare të subjekteve, në përputhje me standardet ndërkombëtare dhe rekomandimet e Moneyval për parandalimin e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit.”

Sipas Bankës Qendrore synim është parandalimi i pastrimit të parave dhe rritja e sigurisë për klientët, në përputhje me rekomandimet e organizatës ndërkombëtare Moneyval. Këto masa kanë për qëllim mbrojtjen e interesave të qytetarëve dhe forcimin e stabilitetit financiar.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular