HomeKronikeZbulohen bisedat, si e ‘fundosën’ ish drejtorin e SHISH lojërat e fatit...

Zbulohen bisedat, si e ‘fundosën’ ish drejtorin e SHISH lojërat e fatit të të birit

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Investigimi ndaj lojërave të fatit në qytetin e Beratit zbuloi se si një ish funksionar i shërbimit sekret posedonte të dhëna të klasifikuara, në mënyrë të jashtëligjshme.

Nga detajet e siguruara mësohet se në një USB, ish drejtori i SHISH Aleksandër Shulla kishte kopjuar të dhëna mbi automjetet, dhe sistemin e gjendjes civile të vitit 2008.

Kjo USB, u zbulua gjatë kontrollit për lojërat e fatit të të birit, ku përmbante edhe të dhëna të kategorizuara si të dhëna për policinë kriminale të tetorit 2008 dhe departamentit të hetimit kundër krimeve të rënda dhe database për automjetet.

Në dosjen që ka në dorë prokuroria, janë zbardhur edhe bisedat e djalit të drejtorit të SHISH, Pandeli Shulla, i cili në një komunikim me një person tjetër për lojërat e fatit, thotë “Ka lëvizje nga bixhozi”, “për bizhozi shqiptarët”-ia kthen personi tjetër, ndërsa Shulla i thotë “bixhoz dhe drogë”.

Në një bisedë tjetër, Paneli Shulla thotë “punon plaku në SHIK, është drejtor jo në terren”-referuar të atit të tij.

Bashkëbiseduesi i thotë, prandaj mban lokal me lojëra fati ti, dhe Paneli Shulla ia kthen “Po pse ça e di ti duhet një çik korrupsion brenda familjes”.

Aleksandër Shulla akuzohet gjithashtu për mbajtjen pa leje të municioneve luftarake, ndërsa djali i tij, Pandeli Shulla akuzohet për organizimin dhe ushtrimin e lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular