HomeEkonomiEmigrantët ndihmuan familjet familjarët, 10 vitet e fundit sollën 7.7 miliardë...

Emigrantët ndihmuan familjet familjarët, 10 vitet e fundit sollën 7.7 miliardë euro

Advertismentspot_img

Emigrantët kanë sjellë më shumë se 7.7 miliardë euro brenda dekadës së fundit, duke u kthyer burimi kryesor i të ardhurave për gati 30% të familjeve shqiptare. Banka e Shqipërisë vlerëson se ndikimi i remitancave në ekonomi është i madh, pasi ka ndikuar pozitivisht në uljen e varfërisë.

Jo prezent fizikisht por financiarisht… Mijëra shqiptarë të shpërndarë nëpër botë mbeten burimi kryesor i të ardhurave për mijëra familje në vend.

Remitancat po rriten çdo vit e më shumë, prej dhe një migrimi konstant të shqiptarëve. Fenomeni i cili nga njëra anë është kthyer në problem serioz për tregun e punës, nga ana tjetër po mban me para gati 1/3 e familjeve shqiptare.

Vetëm në tre muajit e parë të këtij viti emigrantët sollën në Shqipëri përmes kanaleve zyrtare të transfertave 252 milionë euro, por kjo shifër do të ishte shumë më e lartë nëse në të do të përfshiheshin edhe paratë që vijnë në cash. Ndërsa në dekadën e fundit, emigrantët kanë sjellë 7.7 miliardë euro, aq sa ishte i gjithë buxheti i shtetit për vitin e kaluar.

Rezultatet paraprake të një studimi që po kryen Banka e Shqipërisë tregojnë një lidhje të fortë midisi remitancave dhe mirëqenies së familjeve shqiptare.

“Rezultatet tregojnë se remitancat përbëjnë një burim të rëndësishëm të të ardhurave familjare, ndonëse më pak se një e treta e familjeve kanë përfituar nga to në atë vit. Vlerësimet tregojnë se remitancat ndikojnë pozitivisht në të ardhurat dhe ndihmojnë në uljen e përqindjes së popullatës që jeton nën kufirin e varfërisë. Këto gjetje nënvizojnë rolin e rëndësishëm që remitancat kanë në mirëqenien ekonomike të familjeve shqiptare”, thuhet në dokument.

Në një analizë të vitit të kaluar banka pati vlerësuar se pa këtë burim ‘parash’ varfëria në Shqipëri do të ishte minimalisht 8% më e lartë sesa aktualisht, duke shkuar në 28%.

Por vlera e remitancave nuk më e njëjtë si para 1 dekade, monedha evropiane është tkurrur me 30%, duke prekur direkt edhe paratë e emigrantëve. Dobësimi i euros ka zhvlerësuar edhe këto para që vijnë nga emigrantët. Nëse në vitin 2015, një i afërm të dërgonte 1000 euro, pasi i konvertoje në lekë përfitoje 137 mijë lekë, kurse sot e njëjta vlerë vlen vetëm 97 mijë lekë.

Rritje e remitancave me 4% (+9 mln euro) në tremujorin e parë të vitit në raport me të njëjtën periudhë të 2024-ës, praktikisht është zeruar prej kursit të këmbimit. Nga mesatarisht 103.7 euro që është këmbyer në janar-mars 2024, këtë vit euro në të njëjtët muaj u këmbye me 98.9 lekë, ose 4.7% më pak.

DËRGESAT E EMIGRANTËVE

Janar-Mars 2024     242 mln euro

Janar-Mars 2025     251 mln euro

Diferenca                 +9 mln euro

DËRGESAT E EMIGRANTËVE NË 1 DEKADË

Viti 2015        598 mln euro

Viti 2016        615 mln euro

Viti 2017        636 mln euro

Viti 2018        670 mln euro

Viti 2019        702 mln euro

Viti 2020        673 mln euro

Viti 2021        761 mln euro

Viti 2022        834 mln euro

Viti 2023        929 mln euro

Viti 2024     1,045 mln euro

KURSI I KËMBIMIT 1 EURO=LEKË

Dhjetor 2015       137.65 lekë

Dhjetor 2016      135.27 lekë

Dhjetor 2017       133.25 lekë

Dhjetor 2018        123.45 lekë

Dhjetor 2019        122.17 lekë

Dhjetor 2020       123.55 lekë

Dhjetor 2021        120.81 lekë

Dhjetor 2022         114.93 lekë

Dhjetor 2023         102.78 lekë

Dhjetor 2024         98.30 lekë

Gusht 2025           97.29 lekë  /shqiptarja

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular