Për herë të parë në Shqipëri, në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në repartin e Hematologjisë, është kryer autotransplanti i palcës së kockave.
Lajmin e ka shpërndarë shefi i shërbimit të Hematologjisë në QSUT, Arben Ivanaj, i cili ka falënderuar publikisht pacienten si dhe të gjithë kolegët që asistuan këtë ndërhyrje komplekse.
“Realizohet për herë të parë në Shqipëri autotransplanti i palces së kockave (autologous stem cell transplant) në Sherbimin e Hemalogjise QSUT “Nënë Tereza” (ndonëse me vonesë në raport me vendet e tjera). Falenderimet e para shkojnë për të sëmuren dhe familjet e saj. Mirënjohje bashkepunetorëve, dr Anila Dukaj, dr. Valentina Semanaj, dr Teuta Dedej”- shkruan mjeku i njohur Arben Ivanaj.
Me tej mjeku i njohur dhe shef i shërbimit të hemotologjisë shton se falenderon edhe Dr. Lordi si dhe stafin infermirorë, Anila, kryeinfermiere, infermieret, Irma, Adelina, Lindita, Bledi, Erjona, Bukuria, Qania etc. Falenderim i veçante specializanteve, Dionisa, Marisa, Borana, Maria, Ada, Miga, Kleanthi, dr. Nora.”.
Por ishte këmbëngulja titanike e mjekut të njohur Ivanaj që solli këtë revolucion në mjeksinë shqiptare. Në statusin e tij në facebook ai ka marrë qindra falenderime. Ndër ta është dhe mjeku Llesh Rroku që shkruan: “Bravo prof. Arbeni.
Këmbëngulja juaj prej 15 vitesh pavarsisht pengesave të shumta u mposht me vullnetin e pashoq për mos më u tërheqë për asnjë moment. Asnjëherë nuk i kam venë në dyshim aftësitë tuaj profesionale. Kjo na bënë të gjithëve krenar.Këto janë arritje që të fusin në Europë”.