Vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme, të cilat do të reflektohen në një mot të ndryshueshëm përgjatë gjithë ditës.
Moti parashikohet me kthjellime dhe alternime vranësirash mesatare deri të dendura, kryesisht nga orët e mesditës dhe pasdites. Vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu me intensitet të ulët dhe të karakterit lokal në pjesën më të madhe të territorit. Në zonat malore, në intervale shumë të shkurtra kohore, reshjet do të marrin formën e shtrëngatave.
Pas orëve të pasdites, reshjet do të izolohen kryesisht në relievet malore, duke shënuar një ndërprerje graduale të tyre në orët e mëvonshme.
Era do të fryjë me drejtim juglindje – veriperëndim, me shpejtësi mesatare rreth 8 m/s. Në zonat përgjatë vijës bregdetare, veçanërisht në segmentin jugperëndimor dhe në lugina, era do të fitojë intensitet, duke arritur deri në 13 m/s.
Sa i përket kushteve detare, pritet një valëzim i lehtë deri mesatar me forcë 1–3 ballë.