HomeEkonomiZero komision për pagesat elektronike deri 40 mijë lekë - BSH miraton...

Zero komision për pagesat elektronike deri 40 mijë lekë – BSH miraton rregulloret e reja të sistemeve të pagesave 

spot_img

Pagesat elektronike deri në 40,000 lekë do të jenë pa komision për qytetarët. Banka e Shqipërisë sapo ka miratuar rregulloret e reja për sistemet e pagesave AIPS, AIPS EURO dhe AECH, si dhe të funksionimit të sistemit SWIFT.      

Kështu, për pagesat që realizohen përmes sistemit AECH me vlerë deri 40 mijë lekë, nuk do të aplikohen komisione. Për pagesat elektronike në shumën deri në 10 milionë lekë, komisionet janë ulur gati me 10 herë, duke e bërë më të leverdisshëm përdorimin e sistemit AECH. Ndërkohë, për transfertat nga 40 mijë deri në 1 milionë lekë, komisioni maksimal që mund të aplikojë banka është 100 lekë.

Për pagesat në Euro, komisionet minimale dhe përqindjet e aplikueshme janë ulur gjithashtu rreth 10 herë, duke ofruar kushte ndjeshëm më të favorshme për pagesat në euro brenda vendit, por duke krijuar dhe trajektoren e komisioneve të aplikuara në transfertat ndërkufitare SEPA.

Konkretisht, për transfertat në sistemin AIPS EURO, komisioni minimal që do të aplikohet nga bankat tregtare është 4 euro. Ky nivel minimal i komisioneve ishte më parë 6 euro.

Nga ana tjetër, është përcaktuar edhe që tarifat për pagesat hyrëse me SEPA nuk duhet të tejkalojnë vlerën e 3 eurove.

Këto ndryshime vlerësohet se do t’u kursejnë qytetarëve dhe ekonomisë shqiptare përafërsisht 40 milionë euro në vit dhe njëkohësisht krijojnë bazën e nevojshme për integrimin e mëtejshëm të vendit në SEPA dhe për zbatimin e projektit TIPS Clone për pagesat e shpejta, shprehet Banka e Shqipërisë.

Pagesat e realizuara me sistemin AECH janë ato të vogla dhe të meshme, si për shembull pagat për punonjësit që kanë një llogari ndryshe nga ajo e punëmarrësit, pagesat e qirasë, faturave të energjisë, ujit, telefonit dhe të tjera që përfshijnë kalimin e parave nga një bankë në një bankë tjetër. Ndërkohë, përmes sistemit AIPS mund të realizohen pagesat në vlera shumë të mëdha dhe të menjëhershme, si për blerjen e një apartamenti dhe të tjera.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular