HomePolitike“Kemi kryeministër që qeveris me shije”, Kalaja kritika të forta edhe opozitës:...

“Kemi kryeministër që qeveris me shije”, Kalaja kritika të forta edhe opozitës: PD-ja ka fajet e veta, duke filluar nga Kodi zgjedhor

spot_img

Aulon Kalaja tha mbreme ne emisionin “Top Story, se Rama është një njeri që e pengon vetëm mbretëria të bëhet mbret, ndërkohë kandidati i PD-së nuk i kurseu kritikat as për partinë e tij, për të cilën tha se ka fajet e veta si me kodin zgjedhor edhe me mos dhënien e mundësisë kandidatëve të shikojnë votat e tyre.

“Kemi të bëjmë më një kryeministër që qeveris me shije. Është luks që kemi një kryeministër piktor. Qeveris me shije sepse ju mori votat dhe tani vazhdon me politikën e qejfit. Ai zgjohet në mëngjes dhe thotë këtë pallatin do ta prish sot. Po qeveris në paligjshmëri. Thotë që sot do rregulloj ujin ndërkohë çmimi i ujit është rritur. Kemi të bëjmë më një njeri që askush nuk e ndalon të bëhet mbret përveç mbretërisë.

Pastaj, kemi një kod zgjedhor skandaloz të bërë nga dy partitë. Prisja qëndrim më të fortë nga opozita. Kodi zgjedhor është aq i keq sa edhe kandidatët nuk shikonin dot votat e tyre.

Dje pamë dy diktatorë flisnin dje për përjetësinë, po ta shohësh dhe Rama tani flet për Shqipërinë 2030, pra e ka ezauruar mandatin e katërt dhe në një farë mënyre flet për një lloj përjetësie”, u shpreh Kalaja.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular