HomeKryesoreBashkitë pa kryetar, socialistët po përgatiten për zgjedhje, pritet të mbahen në...

Bashkitë pa kryetar, socialistët po përgatiten për zgjedhje, pritet të mbahen në muajin tetor

spot_img

Prej muajit maj, tre bashki të vendit, Tepelena, Berati dhe Mati, kanë mbetur pa kryetar, pasi të zgjedhurit e tyre lanë postin për të hyrë në Parlament. Deri më sot, drejtimi është marrë përsipër nga nënkryetarët e komanduar.

Kodi Zgjedhor i jep të drejtën Presidentit të Republikës të caktojë datën e zgjedhjeve, por vetëm pasi të njoftohet nga qeveria për vakancat. Ligji nuk parashikon një afat për këtë njoftim, çka e ka zgjatur procesin.

Por burime për Klan News bëjnë me dije se socialistët kanë nisur tashmë përgatitjet në këto tre bashki, me fokus përzgjedhjen e kandidatëve, me synimin që zgjedhjet të zhvillohen brenda muajit tetor.

Qeveria pritet që brenda shtatorit të njoftojë zyrtarisht presidentin për vakancat, i cili më pas duhet të caktojë datën brenda 48 orëve. Zgjedhjet do të mbahen jo më herët se 30 ditë dhe jo më vonë se 45 ditë nga ky moment.

Pa kryetar prej muajsh është edhe Bashkia e Tiranës, por ende nuk është konfirmuar nëse kryeqyteti do të përfshihet në këtë proces elektoral.

Tirana është pa kryetar që në muajin shkurt të këtij viti, kur u arrestua Erion Veliaj.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular