HomePolitikeBerisha: Komision hetimor për “11 majin” e dërgojmë në Kushtetuese, hetimi dhe...

Berisha: Komision hetimor për “11 majin” e dërgojmë në Kushtetuese, hetimi dhe për McGonigal. Qukës–Qafë Plloçë duhet të përfundonte në 2014-ën

spot_img

“Komision hetimor për farsën elektorale dhe për McGonigal”

Pavarësisht se Kolegji Zgjedhor ka shuar çdo shpresë për Partinë Demokratike, Sali Berisha paralajmëroi se do të ndjekë çdo hallkë të gjyqësorit për rezultatin e 11 majit, duke trokitur edhe në dyert e Kushtetueses, ndonëse nuk pret drejtësi nga togat e zeza të kësaj gjykate.

“S’ka njeri që s’e di se sistemi i drejtësisë ndodhet në duart e Ramaduros. Por kjo s’do të thotë që ne mos ndjekim procedurën.”

Edhe pse opozita nuk e njeh rezultatin e dalë nga këto zgjedhje, Berisha tha se betejën do ta vijojë në të gjitha frontet, dhe menjëherë pas uljes në parlament, demokratët do të kërkojnë ngritjen e dy komisioneve hetimore.

“Komisioni i parë hetimor do jetë ai për farsën, së dyti për McGonigal…”

Pavarësisht se socialistët e kanë rrëzuar një kërkesë të ngjashme për ngritjen e një komisioni hetimor për McGonigal në vitin 2023, Berisha tha se raporti i Inspektorit të Përgjithshëm të SHBA-ve, i censuruar nga media vendase, fakton veprimtari të rënda kriminale ndërkombëtare mes ish-agjentit të FBI-së dhe Kryeministrit Rama.

“Në pagesat që ka marrë në luftën kundër opozitës shqiptare. Së dyti, në ndërhyrjet për ndryshimin e licencave të naftës kundrejt shumave të tmerrshme, marramendëse. Së treti, në angazhimin e institucioneve amerikane për hetime private për llogari të Edi Ramës dhe Tom Doshit në Vjenë.”

Të dhënat e reja të publikuara nga Departamenti i Drejtësisë në SHBA, opozita ka paralajmëruar se do t’i paraqesë zyrtarisht në SPAK, duke i kujtuar edhe kreut të këtij institucioni se nuk do mund ta shpëtojë Kryeministrin nga kjo aferë.

“Do apo nuk do, nuk e shpëton dot Altin Troplini, Edi Ramën nga hetimi.”

Lideri i Partisë Demokratike, Sali Berisha, nëpërmjet një statusi në rrjetet sociale fajeson qeverinë Rama për vonesat në ndërtimin e rrugës Qukës–Qafë Plloçë.

Ai shkruan se ndërtimi për këtë rrugë nisi në qershor të 2009 gjatë qeverisjes së tij dhe projekti duhet të përfundonte në 2014 dhe jo pas 16 vitesh, pasi Rama anuloi financimet nga Banka Islamike.

“Me projektin e Ramaduros, si kurrë ndonjëherë, segmentet e rrugës dy vitet e fundit nuk bashkoheshin njëri me tjetrin në dy raste, sepse nuk ndiqnin të njëjtën trajektore. Kështu, çmimi për ndërtimin e rrugës, nga 73 milionë euro për 43 km, përfundoi në mbi katërfishim, apo në 260 milionë euro”, shkruan Berisha.

Tv Klan

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular