HomeKronikeEMRI/P*rdhunoi një 18-vjeçare italiane në shezlongët përballë një hoteli, arrestohet i riu...

EMRI/P*rdhunoi një 18-vjeçare italiane në shezlongët përballë një hoteli, arrestohet i riu me precedentë të theksuar kriminal! Kush është 26-vjeçari

spot_img

Një 26-vjeçar është arrestuar nga policia pasi akuzohet se ka abuzuar seksualisht me një 18-vjeçare italiane në plazhin e Durrësit.

Ngjarja raportohet se ka ndodhur rreth orës 05:25 të mëngjesit të datës 05 Shtator 2025, në shezlongët përballë një hoteli në lagjen 13 të qytetit bregdetar.

Blutë vendosën në pranga Leonardo Prezën, i dënuar më parë dhe me precedentë të theksuar kriminal në fushën e armëmbajtjes pa leje si edhe të vjedhjes.

Ndaj 26-vjeçarit është ngritur akuza për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me dhunë me të mitur të moshës 14–18 vjeç”.

Njoftimi i policisë:

Durrës/ Kreu marrëdhënie seksuale me dhunë me një 18-vjeçare italiane, pas disa orësh pune intensive e profesionale, policia identifikon, kap dhe vë në pranga autorin.

26-vjeçari i dënuar më parë, me precedentë të theksuar kriminal në fushën e armëmbajtjes pa leje dhe të vjedhjes.

Strukturat e hetimit të Krimit në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, pas njoftimit të marrë se një shtetas kishte kryer marrëdhënie seksuale me dhunë dhe duke i shkaktuar dëmtime fizike një 18-vjeçareje italiane, menjëherë organizuan punën për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Pas disa orësh hetimesh dhe veprimesh profesionale, u bë e mundur identifikimi i autorit, lokalizimi, kapja dhe arrestimi i tij në flagrancë, konkretisht shtetasi L. P., 26 vjeç, banues në lagjen nr. 13, Durrës, i dënuar më parë.

Arrestimi i shtetasit L. P. u krye pasi, rreth orës 05:25 të mëngjesit të datës 05.09.2025, në shezlongët përballë një hoteli në lagjen 13, ky shtetas ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me një 18-vjeçare shtetase italiane.

Materialet hetimore do t’i kalohen Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me dhunë me të mitur të moshës 14–18 vjeç”.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular