HomeAktualitetEurostat dhe OBSh: Shqiptarët, të fiksuar pas duhanit! Renditen të dytët pas...

Eurostat dhe OBSh: Shqiptarët, të fiksuar pas duhanit! Renditen të dytët pas maqedonasve për prevalencë të lartë

spot_img

Pas Maqedonisë së Veriut, shqiptarët kanë prevalencën më të lartë të duhanpirjes në popullatë. Të dhënat nga Eurostat dhe OBSh tregojnë se Maqedonia e Veriut ka një prevalencë të duhanpirjes në shifrën e 41.1%, ndërsa në Shqipëri 40% e popullatës shqiptare është duhanpirëse.

Mes vendeve të rajonit të Mesdheut, Italia ka prevalencën më të ulët me 24% të popullatës. Një shifër kjo e mbajtur konstante pothuajse gjatë gjithë viteve të fundit.

Duhanpirja në Shqipëri dhe vendet e këtij rajoni, përveç Italisë, është mbi mesataren europiane. Të dhënat e Eurostat tregojnë se 24% e popullsisë së BE-së të moshës 15 vjeç e lart pinte duhan. Ndër burrat, përqindja ishte 28%, ndërsa 21% e grave pinin duhan.

Suedia raportoi përqindjen më të ulët të duhanpirësve (8%) midis popullsisë së moshës 15 vjeç e lart, e ndjekur nga Holanda (11%) dhe Danimarka (14%).

Duhanpirja në Shqipëri po shihet si faktor kryesor rreziku për tumorin e mushkërive. Sipas mjekëve, në 85% të rasteve duhanpirja është shkaku kryesor i sëmundjeve të mushkërive. Ndërsa OBSh thotë se nga viti 2020 deri në vitin 2030 tumoret, si me shkak kryesor duhanin, në Shqipëri priten të rriten me 60%.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular