HomeKronikeI penduari i drejtësisë, Nuredin Dumani shtrohet me urgjencë në spital

I penduari i drejtësisë, Nuredin Dumani shtrohet me urgjencë në spital

spot_img

I penduari i drejtësisë, Nuredin Dumani, është shtruar në urgjencën e QSUT ditën e sotme, nën masa të rrepta sigurie.

Burime bëjnë me dije se Dumani është transportuar me urgjencë nga ambientet e paraburgimit drejt spitalit, por ende nuk dihen arsyet e saktë të gjendjes së tij shëndetësore, raporton gazetarja Klodiana Lala.

Autoritetet nuk kanë dhënë informacion zyrtar lidhur me gjendjen apo diagnozën që ka çuar në këtë veprim të menjëhershëm.

Nuredin Dumani është një nga bashkëpunëtorët më të rëndësishëm të drejtësisë në vitet e fundit, i përfshirë në hetime të shumta mbi grupe kriminale të strukturuara dhe ngjarje të rënda kriminale në vend.

Dëshmitë e tij kanë ndihmuar SPAK në çmontimin e disa prej organizatave më të fuqishme kriminale.

Nuk dihet ende nëse gjendja e tij ka lidhje me probleme shëndetësore të mëparshme apo ndonjë incident të brendshëm në institucionin ku mbahet i izoluar.

Mbetet për t’u parë në orët në vijim nëse autoritetet do të japin një njoftim zyrtar për këtë zhvillim.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular