HomeAktualitetNoizy: Po, do të bëhesha Ministër Kulture në “Rama 4”

Noizy: Po, do të bëhesha Ministër Kulture në “Rama 4”

spot_img

Reperi i njohur Rigels Rajku, i njohur me emrin artistik Noizy, tha në një intervistë për Euronews se nëse do t’i ofrohej, do të pranonte të bëhej Ministër i Kulturës në qeverinë “Rama 4”.

“Nuk kam nevojë për para. Paratë nuk më bëjnë të lumtur. Unë kam shkuar kaq larg për të treguar se mund të bëhesh dikushi edhe pa u marrë me drogë. Kam mjaftueshëm për të jetuar, sepse askush nuk vuan për bukë në Shqipëri. Nëse ndonjëherë do të isha ministër Kulture, jam njeri fjale dhe do të mbaja premtimet,” u shpreh Noizy.

Artisti theksoi se nuk pretendon të flasë si politikan, por se përvoja e tij jetësore dhe roli i tij si model për të rinjtë do të mund të shfrytëzoheshin për të ndryshuar realitetin kulturor në vend.

Noizy prej vitesh është ndër figurat më të ndjekura e më me ndikim në Shqipëri dhe diasporë.

Një gjë është e qartë: ideja e Noizyt si Ministër Kulture do të sillte një përplasje të fortë debatesh, por edhe një frymë të re në perceptimin e politikës shqiptare.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular