HomeAktualitetTirana e fundit në rajon dhe Europë për furnizimin me ujë të...

Tirana e fundit në rajon dhe Europë për furnizimin me ujë të pijshëm, vetëm 5 orë në ditë/Prishtina ka 20 orë, të tjerët 24

spot_img

Tirana furnizohet me ujë të pijshëm vetëm 5 orë në ditë. Në disa zona, uji nga tubacionet e ujësjellësit rrjedh vetëm 3 orë, 1 paradite, 1 pasdite dhe 1 në darkë.

Në pallatet e ndërtuara para viteve ’90 situata është më problematike, pasi nuk kanë depozita të mëdha nëntokësore, por vetëm ato mbi tarraca.

Kryeqyteti furnizohet me orare të përcaktuara: disa lagje kanë dy herë në ditë, kryesisht në mëngjes, në orarin 06:30 ose në mbrëmje në orën 19:00 deri në orën 21:00. Disa lagje të tjera furnizohen tre herë, por qytetarët thonë se është e pamjaftueshme.

Por ka edhe zona, ato në periferi, ku popullsia është shtuar me ritme të shpejta, që nuk furnizohen me ditë të tëra.

Mungesa e ujit të pijshëm po prek jo vetëm banorët, por edhe mijëra turistë që e vizitojnë çdo ditë Tiranën. Shumë prej atyre që akomodohen në Airbnb në pallatet e vjetra nuk arrijnë as të lahen.

Tirana po zhvillohet me shpejtësi, por ajo është kryeqyteti i vetëm në rajon dhe Europë që ka këtë nivel skandaloz të furnizimit me ujë. Të dhënat e siguruara nga TV Klan tregojnë se kryeqyteti ynë është në vend të fundit.

Prishtina, që është në vendin e dytë, ka 16 deri në 20 orë ujë në ditë. Kryeqytetet e tjera si Shkupi, Podgorica, Sarajeva, Beogradi, Sofja apo Athina kanë 24 orë ujë pa ndërprerje.

Ndërmarrja e Ujësjellës-Kanalizime në Tiranë pohon se uji shpërndahet sipas një grafiku të caktuar, por ajo nuk i vuri në dispozicion për publikun oraret gjatë të cilave furnizon lagjet e kryeqytetit me ujë./Klan TV

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular