Dritan Jashari, këngëtari i talentuar dibran vjen me një këngë të shkëlqyer për vendlindjen e tij Dibrën. Kjo nuk është hera e parë, por është një tjetër prurje muzikore ne bashkëpunim që po pëlqehet për realizimin duke nisur nga teksti dhe orkestrimi i shkëlqyer i kompozitorit të njohur Edmond Zhulali i cili dhe ai ka një lidhje shpirtërore me Dibrën. Kuptohet edhe interpretimi brilant i dy këngëtarëve Dritan Jashari dhe Iliri Shaqiri ka bërë që kjo këngë të jetë një ndër hitet këto kohë.
Teksti :Tonin Ndreca
Muz/Ork :Edmond Zhulali
Video: Studio Igli
Në kto bjeshk ku hana ndalet
Flet Korabi me nand malet
Mall po kam me i mbledh kta burra
Ku rin mendja n ‘ata kulla
Ktu me gjak shkrujti lavdia
Me bashku trojet Shqipnia
Kan lind burra prej ktij dheu
Ktu ka lind dhe Skenderbeu
Diber moj emrin kush sta treti
Flaka e luftes jo as kurbeti
Përeth botes anemban
Gzohet dibra per dibran
Sa her thret gryka e Radikes
Behen bashk dy kraht e shqipes
N ‘ Dardh po prin e vendin skuqi
Gjeneral Elez Isufi
Ktu jeton bes e liri
Porsi vala e drinin t’ zi
Se i kan mbrojt me gjak kto male
Krenari n trojet shqiptare