HomeKronikeEMRI/Mbante me forcë në banesë një 15-vjeçare, arrestohet 33-vjeçari! Të riut i...

EMRI/Mbante me forcë në banesë një 15-vjeçare, arrestohet 33-vjeçari! Të riut i gjendet edhe armë me silenciator

spot_img

Një 33-vjeçar është arrestuar në flagrancë nga Policia e Durrësit, pasi dyshohet se mbante me forcë në banesën e tij një 15-vjeçare, duke ushtruar dhunë psikologjike dhe duke mos e lejuar të largohej.

Sipas njoftimit zyrtar të Policisë, shërbimet e Komisariatit të Durrësit, në bashkëpunim me forcat operacionale të Drejtorisë Vendore, ndërhynë menjëherë pas marrjes së informacionit, duke vënë në pranga shtetasin Enea Zeqiri.

Gjatë kontrollit në banesën e tij, efektivët e Policisë gjetën dhe sekuestruan një armë zjarri tip “Zastava” me silenciator dhe municion luftarak, që mbahej pa leje.

Nga hetimet paraprake dyshohet se i arrestuari kishte një marrëdhënie me të miturën dhe e kishte izoluar në banesë kundër vullnetit të saj, duke ushtruar presion dhe dhunë psikologjike.

Njoftimi:

Mbajti me forcë në banesë një 15-vjeçare, duke mos e lejuar të largohej dhe duke ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj, arrestohet në flagrancë 33-vjeçari.

Gjatë ndërhyrjes, Policia i gjeti 33-vjeçarit një armë zjarri pistoletë me silenciator dhe municion luftarak.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës dhe ato operacionale të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, pas njoftimit të marrë se një shtetas kishte mbajtur me forcë një 15-vjeçare, me të cilën dyshohet se kishte një marrëdhënie intime dhe nuk e lejonte të largohej nga banesa e tij, duke ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj, kanë ndërhyrë duke kapur në flagrancë dhe vënë në pranga shtetasin:

Enea Zeqiri., 33 vjeç, banues në lagjen nr. 14, Durrës.

Gjatë ndërhyrjes dhe kontrollit të banesës, shërbimet e Policisë i gjetën këtij shtetasi një armë zjarri pistoletë “Zastava” me silenciator dhe municion luftarak, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprat penale “Dhuna në familje”, “Heqja e paligjshme e lirisë” dhe “Mbajtja pa leje e armëve dhe municioneve”.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular