HomeSocialeKthjellime, vranësira dhe reshje lokale në jug dhe verilindje, ja parashikimi i...

Kthjellime, vranësira dhe reshje lokale në jug dhe verilindje, ja parashikimi i motit për sot

spot_img

Ditën e somte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme, duke sjellë një mot kryesisht të kthjellët në shumë zona të territorit.

Sipas parashikimeve, moti do të karakterizohet nga kthjellime dhe alternime vranësirash mesatare deri të dendura, veçanërisht në relievet malore në lindje dhe në zonën e jugut. Nga mesdita deri në orët e pasdites, në këto zona priten reshje të herëpashershme dhe të dobëta shiu.

Në relievet e larta malore të qarqeve Vlorë dhe Gjirokastër, reshjet do të jenë në formë shtrëngatash dhe me kohëzgjatje shumë të shkurtër.

Era do të fryjë kryesisht nga verilindja dhe veriperëndimi, me shpejtësi mesatare prej 7 m/s. Në zonat luginore dhe përgjatë vijës bregdetare, herë pas here, era pritet të intensifikohet deri në 14 m/s.

Deti do të paraqitet i qetë, me valëzim të ulët në forcën 1-2 ballë.

Screenshot_2
Screenshot_3
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular