HomeBotaPër herë të parë që nga fillimi i luftës, goditet ndërtesa e...

Për herë të parë që nga fillimi i luftës, goditet ndërtesa e qeverisë në Kiev! Kryeministrja: Armiku terrorizon qytetarët tanë

spot_img

Kryeministrja e Ukrainës, Yulia Svyrydenco, ka konfirmuar zyrtarisht se ndërtesa e Kabinetit qeveritar në Kiev është dëmtuar nga sulmi rus i mëngjesit të sotëm, hera e parë që ndërtesa goditet drejtpërdrejt që nga fillimi i luftës.

Forcat ajrore ukrainase kanë raportuar një rekord të ri të sulmeve ajrore, me më shumë se 800 dronë dhe raketa të lëshuara nga Rusia gjatë natës.

Sipas të dhënave zyrtare, nëntë raketa dhe 56 dronë goditën 37 pika të ndryshme në territorin ukrainas, ndërsa mbetjet e mjeteve të rrëzuara ranë në tetë lokacione të tjera, duke shkaktuar dëme dhe panik.

Kryeministrja Svyrydenco njoftoi se çatia dhe katet e sipërme të ndërtesës së qeverisë janë dëmtuar rëndë.

“Armiku terrorizon qytetarët tanë çdo ditë, në të gjithë vendin,” shkroi ajo në një postim në rrjetet sociale.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular