HomePolitikeRruga Qukës-Qafë Plloçë, Rama ndan opinionet e qytetarëve: Shkurton distancën. Ofron udhëtim...

Rruga Qukës-Qafë Plloçë, Rama ndan opinionet e qytetarëve: Shkurton distancën. Ofron udhëtim të këndshëm në një kohë të shkurtër

spot_img

Kryeministri Edi Rama ka ndarë një mesazh në rrjetin e tij social Facebook, ku ka promovuar aksin më të ri rrugor Qukës–Qafë Plloçë, një investim i rëndësishëm për infrastrukturën në juglindje të vendit.

Sipas Kryeministrit, ky aks është një lehtësim i madh për banorët e zonës dhe për të gjithë ata që udhëtojnë drejt juglindjes, duke reduktuar kohën e udhëtimit dhe përmirësuar sigurinë rrugore.

Mirëmëngjesi dhe me opinionet e qytetarëve, të cilët kanë kaluar përmes aksit rrugor më të ri Qukës–Qafë Plloçë, i cili i shërben të gjithë zonës së juglindjes, duke ofruar udhëtim të këndshëm dhe në një kohë më të shkurtër, ju uroj një të diel të paqtë!”, shkruan Rama në postimin e tij.

Projekti për rrugën Qukës-Qafë Plloçë nisi në vitin 2010-2011, por për shkak të gjeologjisë shumë sfiduese, u ky projekt u rishikua në vitin 2015, duke u ndryshuar 100%. Ky aks prej 43 kilometrash, lehtëson ndjeshëm lëvizjen drejt zonës juglindore të vendit.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular