Një konflikt mes dy familjeve ka përfunduar me plagosje të trefishtë mesditën e kësaj të diele në lagjen nr. 15 të qytetit të Durrësit.
Ngjarja ka ndodhur pas një përplasjeje mes dy familjeve që jetojnë pranë njëra-tjetrës. Si pasojë e konfliktit, në Urgjencën e Spitalit Rajonal të Durrësit kanë mbërritur tre persona të plagosur me thikë dhe me jete të forta. Dy nga te plagosurit jane babë e bir.
Autori i dyshuar është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes, ndërkohë që forcat e policisë janë vënë në ndjekje të tij çka ka sjellë edhe ndalimin e tij.
Motivi i ngjarjes mbetet ende i paqartë, ndërsa hetimet janë në vijim për të sqaruar dinamikën e kësaj ngjarje të rëndë.
Rreth orës 13:20, në lagjen nr. 15, Spitallë, Durrës, për motive të dobëta janë konfliktuar disa shtetas. Gjatë konfliktit, janë dëmtuar me mjet prerës shtetasit M. D., 47 vjeç, A. D., 23 vjeç, dhe A. E., 46 vjeç, banues në Spitallë, Durrës, të cilët po marrin ndihmën mjekësore në spitalin e Durrësit.
Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar shtetasin R. E., 22 vjeç.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet procedurale për sqarimin e plotë të rrethanave.