HomePolitikeTrupat e FA shqiptare trajnim në Letoni, Rama: Forcon kapacitetet operacionale në...

Trupat e FA shqiptare trajnim në Letoni, Rama: Forcon kapacitetet operacionale në mjedise ndërkombëtare

spot_img

Trupat tanë të Forcave të Armatosura, janë duke zhvilluar një trajnim në Letoni, në mbështetje të Brigadës Shumëkombëshe të NATO-s.

Kreu i qeverisë, Edi Rama, përmes një postimi në rrjete sociale, ka ndarë pamje nga trajnimi i trupave ushtarakë shqiptarë, teksa jep detaje se Forcat e Armatosura i janë nënshtruar stervitjes “Exercise OAK Resolve”. Rama cilëson se ky trajnim forcon kapacitetet operacionale të Forcave të Armatosura në mjediset ndërkombëtare.

“Efektivët e Kontingjentit të XVII EOD të Forcave të Armatosura në stërvitjen “Exercise OAK Resolve” në Letoni në mbështetje të Brigadës Shumëkombëshe të NATO-s me detyra reale për asgjësimin e mjeteve të pashpërthyera (UXO) dhe hapjen e shtigjeve për lëvizjen e trupave
Angazhim që rrit ndërveprueshmërinë me forcat aleate dhe forcon kapacitetet operacionale të njësive tona në mjediset ndërkombëtare”,
 shkruan Rama në rrjete sociale.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular