HomePolitikeAmbasada e SHBA: Stuart Mundch, Admirali i Forcave Detare amerikane u takua...

Ambasada e SHBA: Stuart Mundch, Admirali i Forcave Detare amerikane u takua me Ramën. Kryeministri: Shqipëria po ndërmerr hapa për rilindjen e industrisë ushtarake

spot_img

Ambasada e SHBA-së në Tiranë ka bërë një postim në rrjetet sociale lidhur me takimin e kryeministrit Rama me Admiralin e Forcave Detare të SHBA për Europën dhe Afrikën, Stuart Munch.

Ambasada shprehet se gjatë bisedimeve, u theksua partneriteti i ngushtë midis Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara në fushën e sigurisë, si dhe angazhimi i përbashkët në kuadër të NATO-s.

Admirali Munsch shprehu mirënjohjen për rolin aktiv të Shqipërisë në forcimin e kapaciteteve logjistike të Aleancës, duke vlerësuar investimet strategjike në porte dhe infrastrukturë, veçanërisht në Porto Romano. Në takim ishte dhe e Dërguara me Punë e Shteteve të Bashkuara, Nancy van Horn.

Postimi i Ambasadës së SHBA:

Sot, Admirali Stuart Munsch, Komandanti i Forcave Detare të SHBA për Europën dhe Afrikën si dhe i Komandës së Forcave të Përbashkëta Aleate në Napoli u takua me Kryeministrin Edi Rama për të diskutuar partneritetin e fortë në fushën e sigurisë midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë si dhe angazhimin e përbashkët ndaj Aleancës së NATO-s. Admirali Munsch e falënderoi Shqipërinë për angazhimin e vazhdueshëm në forcimin e aftësive logjistike të Aleancës së NATO-s përmes investimeve kombëtare në porte dhe infrastrukturë portuale, siç është Porto Romano.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular