HomeKryesoreAmbasadori i BE Silvio Gonzato -diplomatëve shqiptarë: Integrimi i Shqipërisë në 2030...

Ambasadori i BE Silvio Gonzato -diplomatëve shqiptarë: Integrimi i Shqipërisë në 2030 i mundur, por duhet vullnet i madh politik. Promovoni punën e SPAK

Advertismentspot_img

Ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë, Silvio Gonzato, u shpreh dje më 8 shtator, se integrimi i Shqipërisë në union është i mundur teknikisht brenda vitit 2030. Por për këtë ai theksoi se duhet një vullneti i madh politik, vendosmëri dhe të jenë të përfshirë të gjithë aktorët.

“Teknikisht po, është e mundur, por siç e thashë, për këtë duhet një vullnet i madh politik dhe vendosmëri e madhe. Duhet të jenë të përfshira të gjithë aktorët. Kjo punë nuk varet vetëm nga qeveria, por duhet që të gjitha aktorët të luajnë rolin e tyre”, tha Gonzato.

Më tej, kreu i delegacionit të BE-së u shpreh se nga aspekti politik, vendi duhet të kalojë tundimin e afatshkurtizmit.

“Le të themi, për t’i bërë gjërat në procesin afatshkurtër. Procesi i anëtarësimit kërkon që Shqipëria të ketë zgjidhja afatgjata. Jo thjesht zgjidhje në aspektin afatshkurtër. Për shembull zgjidhje edhe në aspektin financiar. Vetëm duke patur këtë mendësi afatmesme dhe afatgjatë Shqipëria do t’ia dalë për në BE. Pastaj, 2029, 2030 apo 2031, nuk e di, por që e ardhmja, perspektiva aty është”, tha Gonzato.

Gonzato: Goditja e grupeve kriminale ndërkombëtare, sinjal i fortë i një Shqipërie të re

“Nuk mund të mohohet fakti që Shqipëria përket në BE”. Kështu u shpreh sot, 8 shtator, kreu i delegacionit të Bashkimit Europian në Tiranë, Silvio Gonzato.

“Të kesh një popullatë si kjo e Shqipërisë që është kaq entuziaste dhe pro Be do të jetë një kontribut për mbijetesën, por edhe zhvillkimin e këtij procesi”, tha ai gjatë konferencës së ambasadorëse “Diplo 2025”.

Gonzato theksoi se Shqipëria ka ecuri fantastike në procesin e anëtarësimit në BE. Pasi shprehu bindjen se vendi do të hapë të gjithë grupkapitujt këtë vit, Gonzato theksoi se problem mbetet perceptimi i disa vendeve anëtare për Shqipërinë.

Ai mori si shembull punën e Prokurorisë së Posaçme dhe agjencive të zbatimit të ligjit në Bashkimin Europian në goditjen e disa grupeve kriminale ndërkombëtare, që sipas ambasadorit, duhet theksuar gjithnjë e më shumë si shembull i një Shqipërie të re.

“Ka ngurrim, ankth në disa shtete të BE-së të cilat e shikojnë që krimi organizuar po destabilizon jetën e qytetarëve mes tyre brenda qyteteve europiane dhe tregon që duke parë Shqipërinë që në mënyrë proaktive po godet rrjetet e grupeve kriminale që janë rrjete kriminale ndërkombëtare, ky është një sinjal i qartë dhe i fortë që kemi të bëjmë me një Shqipëri të re dhe kjo duhet të theksohet gjithnjë e më shumë”, tha ambasadori.  

Gonzato u shpreh se një sfidë tjetër është puna e bërë. Sipas tij, nuk mjafton të miratosh vetëm ligje, por duhet vërtetuar se ato janë vënë në zbatim dhe në mënyrë të saktë. Prandaj thelbësore për këtë është një administratë publike, profesionale dhe asnjanëse.

“Nuk mjafton të miratosh vetëm ligje. Duhet të vërtetosh që këto ligje janë vënë në zbatim siç duhet në mënyrë të saktë. Këtu gjërat ndërlikohen dhe prandaj duhen kapacitetet administrative. Këtu duhet një administratë publike profesionale që është asnjanëse, sa më shumë që të jetë e mundur, por po flasim për njerëz që punojnë në administratën publike dhe që rriten në karrierë në bazë të meritokracisë”, tha ai.

Gonzato vlerësoi edhe nismën e qeverisë për qeverisjen elektronike si të rëndësishme për të ndryshuar mendësinë e qytetarëve.

“Duhet të ndryshohet mendësia e qytetarëve. Shërbimet duhet t’u jepen nga qeveria dhe jo të paguajnë për to”, tha ai.

Gonzato: Institucionet vonojnë procesin kur bëjnë zgjedhje pa objektiv integrimin

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Shqipëri, Silvio Gonzato, ka dhënë një mesazh të qartë lidhur me procesin e integrimit të vendit në BE, duke theksuar se çdo aktor institucional në Shqipëri duhet të vendosë anëtarësimin evropian si objektivin kryesor në çdo vendimmarrje.

Ai theksoi se nëse institucionet, përfshirë sistemin e drejtësisë dhe Kuvendin, nëse bëjnë zgjedhje që nuk përshpejtojnë reformat, atëherë ato vetëm do të vënë në rrezik ritmin e integrimit dhe do të vonojnë procesin.

“Mënyra se si e shoh ynë është që të gjithë aktorët, institucionet e Drejtësisë, Kuvendi, që në rast se bëjnë një zgjidhje të caktuar ata nuk kontribuojnë në përshpejtimin e reformave, por e do e vonojnë atë. Pra duhet të kuptojnë që procesi i anëtarësimit duhet të jetë objektivi kryesor në çdo zgjedhje që bëjnë.

Ky është roli kështu e shoh unë atë. Pra edhe me axhendën e reformave, plani i ri i rritjes pikërishgt këtë ka, një plan konkret për reformat dhe hapat që duhet të bëhen jo vetëm për të përditësuar informacionin, të zbatohen siç duhen dhe të jenë kapacitetet e duhura. Pra kjo është ajo se si duhet të ecim përpara.”, tha ambasadori Gonzato.

Sipas tij, integrimi i Shqipërisë në union është i mundur teknikisht brenda vitit 2030. Por për këtë ai theksoi se duhet një vullneti i madh politik, vendosmëri dhe të jenë të përfshirë të gjithë aktorët.

Në Konferencën e Ambasadorëve foli edhe ambasadori i BE-së, Silvio Gonzato.

Ai kërkoi që të promovohet më fort nga diplomatët tanë puna e SPAK, pasi disa shtete të BE-së kanë ankth për situatën kriminale dhe nuk janë të ndërgjegjësuar sa duhet me atë që po ndodh këtu.

Po ashtu, ambasadori Gonzato tha se Shqipëria është në zemër të procesit të anëtarësimit në BE.

“Të jesh përfaqësues i BE-së këtu në Shqipëri është një përvojë fantastike. E ndjej veten si pjesë të kësaj përpjekjeje. Mesazhi që dua të përçoj është i vërtetë, real dhe këtë ua them edhe të rinjve në Shqipëri sepse janë ata që mbeten të zhgënjyer dhe e shohin të ardhmen e tyre jashtë Shqipërisë. U them, ky është momenti ku të rinjtë, të cilët janë më krijues, me aftësitë e duhura që i nevojiten Shqipërisë janë ata që mund të bëjnë të pamundurën që Shqipëria të bëhet shtet anëtar i BE-së”, tha Gonzato.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular