HomeKryesorePD thërret mbledhjen e Kryesisë për herë të parë pas disfatës më...

PD thërret mbledhjen e Kryesisë për herë të parë pas disfatës më 11 maj, pritet të vendoset qëndrimi i opozitës para nisjes së Parlamentit

spot_img

Partia Demokratike ka njoftuar mbledhjen e Kryesisë më të mërkurën, e para pas zgjedhjeve të 11 majit, të cilat opozita i ka cilësuar si një “farsë zgjedhore”

Sipas njoftimit zyrtar, në mbledhje do të diskutohet vendimmarrja e PD-së lidhur me qëndrimet që do të mbajë opozita, si dhe zhvillimet më të fundit politike në vend.

Kjo mbledhje pritet të shënojë pozicionimin e parë zyrtar të strukturave të PD-së pas zgjedhjeve dhe para nisjes së Legjislacionit të ri, dalë nga votimet e 11 majit.

Presidenti Bajram Begaj dekretoi sot datën 12 shtator si nisjen e Legjislacionit të ri parlamentar, duke dhënë mesazhet e tij për mazhorancën dhe opozitën.

Ndërsa pritet që një ditë më herët, kryeministri Rama të bëjë publike emrat e ministrave të qeverisë së re, në mandatin e tij të katërt në krye të mazhorancës.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular