HomeEkonomiSkemat me këste për shlyerjen e detyrimeve ndaj OSHEE: 1000 subjekte përfitojnë...

Skemat me këste për shlyerjen e detyrimeve ndaj OSHEE: 1000 subjekte përfitojnë ulje kamatash!

spot_img

Skemat e pagesës me këste për detyrimet e prapambetura ndaj Furnizuesit të Shërbimit Universal (FSHU) dhe Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSSH) po rezultojnë një mundësi e vlefshme për bizneset dhe abonentët familjarë, duke lehtësuar ndjeshëm barrën financiare dhe duke formalizuar marrëdhëniet e tyre me institucionet energjetike.

Gjatë vitit të fundit, rreth 1000 subjekte kanë aplikuar për këto skema duke përfituar reduktim të kamatvonesave nga 50% deri në 100%, si rezultat i shlyerjes së detyrimeve të energjisë elektrike me një këst të vetëm.

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE Group) nga korriku i këtij viti po zbaton skema të reja lehtësuese (aktmarrëveshje) për shlyerjen me këste të detyrimeve të prapambetura nga faturat e energjisë elektrike.

Përmes aktmarrëveshjeve, OSHEE Group ofron mundësinë e pagesës së detyrimeve të akumuluara deri në 31 dhjetor 2023, duke mbështetur shtresat më të ndjeshme dhe biznesin e vogël.

Aktmarrëveshjet përfshijnë: klientët familjarë me ndihmë ekonomike, pensionistët kryefamiljarë dhe personat me status të veçantë, të cilët mund t’i shlyejnë detyrimet me këste fikse mujore që nisin nga 1,200 lekë. Klientët e tjerë familjarë do të përfitojnë këste fikse mujore që nisin nga 2,800 lekë.

Për të ruajtur një standard të përballueshëm aq sa dhe të drejtë, numri maksimal i kësteve do të jetë jo më shumë se 240 këste. Në çdo rast klienti ka të drejtë të zgjedhë një këst pagese, me vlerë më të lartë se vlera minimale, duke iu përmbajtur kushtit prej maksimumi 240 këstesh.

Për të përfituar nga skemat e aktmarrëveshjeve, abonentët duhet të kenë shlyer detyrimet për vitin 2024 dhe për muajt e parë të vitit 2025. Ata që kanë borxhe të reja gjatë kësaj periudhe duhet t’i shlyejnë ato para se të aplikojnë për aktmarrëveshjen.

Autoritetet bëjnë thirrje për të gjithë abonentët që kanë detyrime të prapambetura të përfitojnë nga paketat e aktmarrëveshjeve që ofrohen aktualisht.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular