HomeKultureBotime të vjetra dhe harta për Shqipërinë e shekujve XIX dhe XX...

Botime të vjetra dhe harta për Shqipërinë e shekujve XIX dhe XX nga Mali i Zi ekspozohen në Bibliotekën Kombëtare

spot_img

Në mjediset e Bibliotekës Kombëtare u çel ekspozita me libra të vjetër, harta e kartolina që trajtojnë temën e Shqipërisë në shekujt XIX dhe XX, të sjellë nga Biblioteka Kombëtare e Malit të Zi, “Durde Crnojevic”.

Nëpërmjet librave të rrallë, hartave dhe kartolinave origjinale, ekspozita sjell Shqipërinë e shek. XIX dhe gjysmës së parë të shek. XX.

Ndër veprat gjenden “Udhëzues për Shqipërinë” në frëngjisht (Paris, 1930), “Gjuha e Shqiptarëve” në gjermanisht (Frankfurt, 1835), “Katër muaj në Shqipëri” në gjermanisht (Berlin, 1916) dhe shumë të tjera.

Ekspozita pasurohet edhe me kartolina të shumta, ku spikasin punimet e mjeshtrit të fotografisë shqiptare, Marubi si dhe një hartë ushtarake e Shkodrës e realizuar në Vjenë në vitin 1881.

Ekspozita u çel në kuadër të Javës Kulturore Malazeze, me kuratore Daniela Radulovic. Të pranishëm ishin drejtori i Bibliotekës Kombëtare të Shqipërisë, Piro Misha si dhe drejtoresha e Bibliotekës Kombëtare të Malit të Zi, Dragica Lompar.

Midis dy institucioneve kulturore u nënshkrua edhe Memorandumi i Mirëkuptimit që synon rritjen e bashkëpunimit profesional, shkëmbimit të materialeve me interes dhe ekspertëve, si dhe realizimin e projekteve të përbashkëta kulturore.

Ekspozita do të qëndrojë e hapur dhe gjatë ditës së nesërme.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular