HomePolitikeE ardhmja e PD-së, Edlira Çepani: Nuk mjafton dorëheqja e Berishës, duhet...

E ardhmja e PD-së, Edlira Çepani: Nuk mjafton dorëheqja e Berishës, duhet ndryshuar i gjithë enturazhi i partisë! Rithemelimi dhe Primaret nuk krijuan frymë

spot_img

Edlira Çepani ishte e ftuar mbrëmjen e sotme në Log. News24. Duke folur për të ardhmen e PD-së në nisjen e Legjislaturës së re, Çepani theksoi se statuti i kësaj partie që sanksionon dorëheqjen e kryetari në rast humbjeje të zgjedhjeve, është një nen që garanton marrjen e përgjegjësive.

Kjo gjë sipas saj mungon në PD dhe kjo jo vetëm për faj të kryetarit Berisha, por edhe enturazhit të partisë, që sipas saj duhet ndryshuar, pasi nuk ka prodhuar rezultat.

Edlira Çepani: Çdo gjë që shkruhet në një statut është një dakordësi e atyre që e shkruajnë. Është një nen që përdoret në shumë statute që garanton marrjen e përgjegjësisë. Ajo që ndodh në Shqipëri gjithmonë është që nuk kemi ndërrim të elitave në politikë por jo vetëm. Nuk është e thënë që po pati rizgjedhje Berisha nuk do rizgjidhet. Është një nen procedurial. Ka ndodhur edhe në herët e shkuara.

Kjo jep idenë e një përgjegjësie që e merr kryetari i partisë por përgjegjësisë ka gjithë enturazhi i partisë dhe nuk po ndryshon. Po këmbëngulet që ky grup të mos ndryshojë. Ka sjellë të njëjtën rezultat. Është momenti i një analize. PD ka kërkuar të bëjë disa ndryshime. Ishte Rithemelimi, Primaret, po të bëheshin në mënyrë të duhur do ishte në PD edhe figura që mbetën jashtë. Janë bërë përçapje po nuk kanë sjellë një frymë të re apo grupim të ri. Por nuk është vetëm faji i kryetarit.

Nuk është vetëm një individ që i ka të gjithë fajet dhe sukseset. Duhet të ketë një strategji opozitare, serioze aq sa duhet në momentin kritik ku është Shqipëria në mandatin e katërt. Në një moment diktaturë siç thotë PD. Ka shumë kapacitete PD me të rinj.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular