Dy të rinj kanë mbetur të plagosur me thikë paraditen e kësaj të mërkure në Tiranë, në zonën e Paskuqanit. Zenel dhe Alfrons Miftari janë konfliktuar me vëllain e tyre të madh, shtetasin Elis Miftari, i cili më pas i ka qëlluar disa herë me thikë dhe ka tentuar të arratiset.
Pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5, kanë shkuar menjëherë në vendngjarje ku si rezultat i veprimeve të shpejta kanë bërë të mundur identifikimin dhe kapjen e autorit të dyshuar.
29 vjeçari Elis Miftari është shoqëruar në Komisariat dhe grupi hetimor po kryen veprime të mëtejshme procedurale ndaj të riut, që tani pritet të përballet me akuza të rënda.
Ndërkohë, dy vëllezërit e tij, shtetasit Zenel Miftari, 27 vjeç dhe Alfrons Miftari, 20 vjeç ndodhen në spital me plagë të shkaktuara nga goditjet me thikë. Ata janë në kujdesin e mjekëve, dhe raportohet jashtë rrezikut për jetën. Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
“Rreth orës 11:00, në rrugën e Paskuqanit, dyshohet se pas një konflikti të çastit, për motive të dobëta, shtetasi E. M., 29 vjeç, ka plagosur me mjet prerës (thikë), vëllëzërit e tij shtetasit Z. M., 27 vjeç dhe A. M., 20 vjeç.
Pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5, kanë shkuar menjëherë në vendngjarje ku si rezultat i veprimeve të shpejta kanë bërë të mundur identifikimin dhe kapjen e autorit të dyshuar, shtetasit E. M., dhe shoqërimin e tij, në Komisariat, për veprime të mëtejshme procedurale”, njofton Policia.