Seanca e parë paraprake për ish-presidentin Ilir Meta, ish-bashkëshorten e tij, Monika Kryemadhi dhe tre të tjerët, do të zhvillohet më 25 shtator. Gjykata caktoi sot datën teksa dosja do të shqyrtohet nga Irena Gjoka.
Ajo ka në dorë të përcaktojë nëse do ta kalojë dosjen për gjykim, do ta kthejë sërish në SPAK ose të pushojë hetimet.
Kujtojmë se më 29 gusht, Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar mbylli hetimet dhe çoi për gjykim Ilir Metën dhe Monika Kryemadhin. Ndaj tyre rëndojnë nga tre akuza: korrupsion pasiv, pastrim parash dhe mosdeklarim i pasurisë.
Sipas SPAK, pas hetimeve të kryera janë zbuluar disa skema korrupsioni dhe përdorimi të pushtetit politik.
Për gjykim janë dërguar edhe tre persona të tjerë.
Ndërkohë më 8 shtator, Gjykata e Posaçme e Apelit rrëzoi kërkesën e Ilir Metës, i cili kërkoi lirimin nga burgu.
Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta i kërkon Gjykatës së Lartë lirinë.
Lajmi konfirmohet nga gazetarja e Top Channel Anila Hoxha.
Kujtojmë se më parë Apeli kundërshtoi kërkesën e Metës për ndryshim mase.