Nga Aulon Kalaja
Po kërkohet komision hetimor parlamentar që do i mbushë mendjen hajdutit dhe manipulatorit Edi Rama, që na ka vjedhur zgjedhjet. Ai e di mirë si e ka bërë dhe shqiptarët, po e po.
Sigurisht që nuk do të ketë asnjë efekt dhe unë jam kundër atyre që bëjnë “gjasme”.
Një film i parë dhe i stërrparë. Konsum energjish, raport i njëanshëm dhe ikje nga kauza e vërtetë. Pastaj në pritje të skandalit të radhës. Mendoj se duhet të jemi sistematikë dhe jo improvizues.
Është e pakuptueshme se si mund të bësh një eksperiment dhe të presësh të njëjtin rezultat. Komisioni hetimor parlametar për zgjedhjet nuk do sjellë asnjë dobi.
Winston Churchill na ka mësuar se, në rast se do të dështosh një kauzë, ngri një komision hetimor parlamentar.
Për koherencë, kam qënë kundër komisionit hetimor parlamentar që muajin maj dhe kam disa intervista për këtë, ku jam shprehur publikisht se PD nuk duhet të ndjekë këtë rrugë.
Gjithashtu kam qënë kundër komisionit hetimor parlamentar edhe në vitin 2021, kur u inicua nga Basha-Alibeaj dhe bëri një “vrimë në ujë”.
Gjykoj se duhet denoncim në Ushanigton dhe Bruksel. Ato na duhen aleatë dhe jo zënkat e radhës “heroike” më marionetat e Ramës, pra deputetët e kartonit.
Duhet avokati e madhe, dosje voluminoze dhe profesionalizëm për ndërgjegjësimin e perëndimorëve. Duhen njerëz seriozë. Sepse politika nësë nuk ka moral, duhet të ketë seriozitet.
Partia Demokratike e ka bërë këtë betejë pas zgjedhjeve të vitit 2001 dhe ia mori frytet. Unë mendoj se PD duhet të bëjë të njëjtën gjë që bëri para 24 vitesh dhe doli strategji e suksesshme.
Duhet të prodhojmë politikë, jo veprime që ia dijmë përfundimin!