HomePolitikeKonferenca Ndërkombëtare për Qeverisjen, Rama: Synojmë modelin e parë evropian të prokurimeve...

Konferenca Ndërkombëtare për Qeverisjen, Rama: Synojmë modelin e parë evropian të prokurimeve publike tërësisht me Inteligjencë Artificiale

spot_img

Kryeministri Edi Rama deklaroi se inteligjenca artificiale po i jep Shqipërisë mundësinë të përshpejtojë proceset e integrimit dhe të arrijë hapa që ndryshe, sipas tij, do të ishin të pamundura.

Në fjalën e tij në Konferencën Ndërkombëtare për Qeverisjen, Rama theksoi rëndësinë e dy elementeve, që sipas tij janë bërë shtylla të forta për Shqipërinë: procesi teknik i integrimit në Bashkimin Evropian dhe teknologjia.

“Procesi teknik i integrimit është i vetmi kanal ku mund të transferojmë njohurinë dhe të tregon se si të ndërtosh institucionet. Kur nuk ke institucionet është një bekim dhe si Shqipëria ka për të ndërtuar institucionet nëse nuk e bën përmjet këtij kanali dhe këtij proces. Në fund është një kurbë mësimi dhe teknologjia e re mund të në jap vendeve si ne mundësinë që të bëjmë hapa që përndryshe do të ishin të pamundura. Nëse teknologjia nuk do ishte e zbatueshme, si do të kishim ne mundësinë që të jemi në atë pozicion që të ofronin me qindra shërbime online. Kemi krijuar një model që funksion për ne përmes inteligjencës artificiale dhe ajo që të tjerët e bënë për 7 vite ne mund ta mbajnë në më pak se 2 vite dhe jemi duke e bërë shumë shpejt. Kjo do ishte e pamundur pa teknologjinë”, tha Rama.

Kreu i qeverisë nënvizoi se Shqipëria ka bërë përparime të konsiderueshme në fushën e prokurimeve publike dhe synon të krijojë modelin e parë në Evropë ku të gjitha procedurat të menaxhohen plotësisht nga Inteligjenca Artificiale.

Rama tha se po bashkëpunon me Microsoft, por theksoi se Shqipëria do të ketë të drejtën e plotë mbi modelin e prokurimeve publike, që më pas të mund ta shesë këtë produkt.

“Për prokurimet publike ne kemi bërë progres të konsiderueshëm dhe synojmë që të kemi modelin e parë në Evropë përmes inteligjencës artificiale, do jetë komplet me inteligjencë artificiale nga A-ja te Zh-ja. Kjo do i bëjë transparente dhe jo të kontestueshme prokurimet publike. Këto janë dy aleatet tona të mira që na dha koha, pjesa e transferimit të njohurisë përmes BE dhe teknologjia. Për ne procesi është po aq i rëndësishëm se rezultati përfundimtar, ai i integrimit, udhëtimi është ai që ne kemi nevojë, nëse veprojmë si një vend i BE ko do të ishte trashëgimia më e madhe që mund t’i japim fëmijëve tanë. Po bashkëpunojmë me Microsoft-in në lidhje me prokurimin publik, sepse ata gjithashtu do të na japin edhe të drejtën e modelit, pronësinë e modelit dhe kështu që pastaj ne do të kemi të drejtë që ta shesim atë dhe ne do të themi që në qoftë se doni të luftoni gjërat që nuk ecin mirë në vendin tuaj, korrupsionin, atëherë mund të merrni, të blini modelin tonë të prokurimit publik”, tha Rama.

Kryeministri shtoi se procesi i integrimit në BE dhe teknologjia janë “dy aleatët më të mirë” për Shqipërinë, duke e cilësuar udhëtimin e anëtarësimit po aq të rëndësishëm sa edhe rezultatin final.

Konferenca Ndërkombëtare për Qeverisjen u zhvillua në Tiranë, ku trajtoi sfidat dhe mundësitë që lidhen me ndryshimet gjeopolitike, zhvillimin e teknologjive të reja, domosdoshmërinë e veprimit klimatik dhe ndërtimin e modeleve gjithëpërfshirëse e të qëndrueshme të qeverisjes.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular