HomePolitikeKuvendi i kërkon KQZ-së dokumentacionin e nevojshëm për verifikimin e 140 mandateve...

Kuvendi i kërkon KQZ-së dokumentacionin e nevojshëm për verifikimin e 140 mandateve të deputetëve

spot_img

Kuvendi i Shqipërisë ka kërkuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) dokumentacionin e nevojshëm për verifikimin e mandateve të deputetëve të rinj. Ky proces është kyç për çeljen zyrtare të Legjislaturës së XI të Kuvendit.

Sekretari i Përgjithshëm i Kuvendit, në një shkresë drejtuar KQZ-së, i ka kërkuar këtë dokumentacion në respektim të nenit 69 të Kushtetutës, duke përfshirë të gjithë materialin e depozituar nga kandidatët për deputetë në zgjedhjet e 11 majit 2025.

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka dekretuar mbajtjen e mbledhjes së parë të Legjislaturës së XI më datë 12 shtator, në orën 10:00. Presidenti Begaj e ka cilësuar këtë moment si një “faqe të re në jetën institucionale të Republikës së Shqipërisë”.

Në seancën e parë parlamentare, parashikohet të ngrihet komisioni i përkohshëm për verifikimin e mandateve, një hap thelbësor para se deputetët të marrin zyrtarisht detyrën.

Bazuar në rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 11 majit 2025, shpërndarja e 140 mandateve të Kuvendit të Shqipërisë është si më poshtë:

  • Partia Socialiste: 83 mandate
  • Partia Demokratike: 50 mandate
  • Partia Socialdemokrate: 3 mandate
  • Partia Mundësia: 2 mandate
  • Shqipëria Bëhet: 1 mandat
  • Lëvizja Bashkë: 1 mandat

Nga gjithsej 140 deputetë, 72 prej tyre do të jenë të rinj në Parlament, duke sjellë një përbërje të re në legjislaturën e ardhshme.

Çfarë thotë neni 69 i Kushtetutës?

1. Nuk mund të kandidojnë e as të zgjidhen deputetë, pa hequr dorë nga detyra:

a) gjyqtarët, prokurorët;
b) ushtarakët e shërbimit aktiv;
c) punonjësit e policisë dhe të sigurimit kombëtar;
ç) përfaqësuesit diplomatikë;
d) kryetarët e bashkive dhe të komunave, si dhe prefektët në vendet ku kryejnë detyrat e tyre;
dh) kryetarët dhe anëtarët e komisioneve të zgjedhjeve;
e) Presidenti i Republikës dhe funksionarët e lartë të administratës shtetërore të parashikuar nga ligji.

2. Mandati i fituar në kundërshtim me paragrafin 1 të këtij neni është i pavlefshëm.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular