Mes Shqipërisë dhe shqiptarëve të Luginës së Preshevës është nënshkruar një memorandum në funksion të zhvillimit të qëndrueshëm kulturor, ekonomik dhe rinor.
Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, e ka cilësuar “historik” atë.
“Me vëmendjen e veçantë të Kryeministrit Edi Rama, u nënshkrua sot Memorandumi Historik mes Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit të Republikës së Shqipërisë dhe Këshillit Kombëtar Shqiptar në Serbi, si përfaqësues legjitim i shqiptarëve në Luginën e Preshevës”, tha Gonxhja.
Ai theksoi se marrëveshja synon nxitjen e nismave të përbashkëta, promovimin e trashëgimisë kulturore dhe zhvillimin e inovacionit, duke u shndërruar në një urë të qëndrueshme bashkëpunimi mes institucioneve shqiptare dhe komunitetit shqiptar në Bujanoc, Preshevë dhe Medvegjë.
Marrëveshja u nënshkrua në kuadër të konferencës Konferencës së Ambasadorëve Diplo 2025, duke i dhënë, sipas Gonxhes, një dimension të ri diplomacisë shqiptare në shërbim të kulturës, ekonomisë dhe solidaritetit ndërshqiptar.