HomeKryesoreNË PRITJE TË KABINETIT “RAMA 4”/ Asambleja e PS-së mblidhet të enjten...

NË PRITJE TË KABINETIT “RAMA 4”/ Asambleja e PS-së mblidhet të enjten në Pallatin e Kongreseve. Kryeministri do prezantojë dhe programin qeverisës

spot_img

Asambleja e Partisë Socialiste do të jetë mbledhja që do të bëjë me dije dhe kabinetin qeveritar që do të drejtohet nga Kryeministri Edi Rama. Ajo do të zhvillohet në pallatin e kongreseve, ku kryesocialisti Rama pritet të shpallë dhe objektivat për procesin e integrimit të Shqipërisë në BE. Ora 10:00 e të enjtes do ti gjej të mbledhur 400 anëtarët e asamblesë kombëtare socialiste në Pallatin e Kongrese.

Kabineti qeveritar “Rama 4” do të mësohet të enjten.

Emrat pritet të bëhen publik në Asamblenë e Partisë Socialiste, e cila mblidhet për herë të parë pas fitores së zgjedhjeve të 11 majit.

Vetë kryesocialisti Edi Rama ka paralajmëruar se në takimin e që do të zhvillohet në Pallatin e Kongreseve, do të shpallë dhe emrat e ministrave që do të bashkë-qeverisin krahë tij për katër vitet e ardhshme.

Por jo vetëm kaq, burime pranë PS bëjnë gjithashtu me dije se objektivat sa i përket procesit të integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian do të jenë në fokus të fjalës së kreut të qeverisë ndaj anëtarëve të partisë që ai drejton. 

Sa i përket emrave të rinj, duket se përgjigjen e di vetëm Kryeministri Edi Rama, i cili është kujdesur që të jetë hermetik duke lënë në tension ministrat aktualë.

Megjithatë, në pikëpyetje mbetet dhe emri i kryetarit të Kuvendit dhe kreut të Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste të cilët do të jenë eksponentë të rëndësishëm sa i përket legjislaturës së XI-të.

Ndryshe nga asambletë e kaluara, parashikohet që krahas 382 anëtarëve të Asamblesë, do të jenë të ftuar edhe 53 kryetarët e bashkive që drejtohen nga socialistët.

Në zgjedhjet parlamentare të 11 majit, Partia Socialiste fitoi për herë të katërt zgjedhjet, që prej vitit 2013 kur po qëndron në pushtet, për 4 vitet e ardhshme në parlament do të ketë 83 deputetë. Ora News

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular