Një ngjarje e rëndë tronditi sot Universitetin e Utah Valley në SHBA, ku figura e njohur konservatore dhe nje nga mbeshtetesit e Donald Trump. Charlie Kirk u qëllua me armë zjarri gjatë një eventi publik, pjesë e turit të tij “American Comeback Tour”.
Sipas pamjeve që qarkullojnë në rrjetet sociale, Kirk ishte duke zhvilluar një seancë pyetje-përgjigje nën një tendë në ambientet e kampusit kur u dëgjua një krismë arme. Ai u pa duke u tërhequr mbrapa, ndërsa turma reagoi në panik dhe dhjetëra persona u larguan me shpejtësi.
Policia e Utah-s konfirmoi se një person i dyshuar është vënë në pranga, ndërsa kampusi u vendos menjëherë në gjendje bllokimi. FBI ka marrë në dorë hetimet, duke e konsideruar incidentin me rëndësi të lartë për sigurinë kombëtare.
Gjendja shëndetësore e Charlie Kirk mbetet e paqartë për momentin, megjithëse burime pranë stafit të tij thanë se ai është dërguar me urgjencë në spital për trajtim.