Burime pranë mazhorancës bëjnë me dije se është gati një listë me emrat kryesorë që mund të përbëjnë kabinetin e katërt qeverisës të kryeministrit Edi Rama.
Në këtë përbërje spikat prania e figurave të reja dhe rotacioni i emrave të njohur të Partisë Socialiste në poste kyçe.
Sipas listës së përfolur, Belinda Balluku pritet të zgjidhet Kryetare e Kuvendit, ndërsa Adea Pirdeni do të mbajë postin e Zëvendëskryeministres.
Në Ministrinë e Jashtme do të kalojë Elisa Spiropali, kurse Pirro Vengu është kandidati për Ministrinë e Mbrojtjes.
Në drejtimin e rendit dhe sigurisë do të vendoset Vlora Hyseni si Ministre e Brendshme, ndërsa në drejtësi përmendet emri i Elira Kokonës. Financa dhe Ekonomia ndahen mes Genti Gazhelit (Financa) dhe Delina Ibrahimajt (Ekonomia).
Për infrastrukturën është përzgjedhur Blendi Gonxhe, kurse në bujqësi do të kalojë Bledi Çuçi. Turizmi do t’i besohet Ervin Demos, ndërsa Arsimi do të drejtohet nga Arbi Mazniku. Besiana Kadare është emri i propozuar sipas burimeve për Ministrinë e Kulturës.
Ndër risitë e kabinetit është krijimi i Ministrisë së Antikorrupsionit që do të drejtohet nga Albana Koçiu, si dhe Ministria e Dixhitalizimit me Mirlinda Kacinajn në krye. Për diasporën përflitet Romina Kuko.
Kjo listë ende nuk është zyrtarizuar, por pritet të diskutohet në Asamblenë e Partisë Socialiste në ditët në vijim, ku kryeministri Rama do të prezantojë përfundimisht kabinetin e tij të katërt./Replika.al