HomeEkonomiTë huajt shpenzuan në Shqipëri 2.1 miliardë euro/ Në gjysmën e parë...

Të huajt shpenzuan në Shqipëri 2.1 miliardë euro/ Në gjysmën e parë të vitit bilanci neto vlerësohet në rreth 800 milionë euro

spot_img

Turizmi në Shqipëri për gjysmën e parë të vitit 2025 ka treguar një performancë të mirë, duke reflektuar një rritje të vazhdueshme të interesit të vizitorëve të huaj. Sipas të dhënave, turistët e huaj kanë shpenzuar 1.22 miliardë euro vetëm gjatë tre muajve të dytë të vitit, duke regjistruar një rritje të ndjeshme krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2024, kur shpenzimet ishin 1.16 miliardë euro. Kjo rritje përforcon pozitën e Shqipërisë si destinacion turistik i preferuar në rajon dhe tregon një përmirësim të qëndrueshëm të ofertës turistike, duke përfshirë akomodimin, shërbimet dhe atraksionet jashtë sezonit veror.

Nëse i referohemi shifrës për gjysmën parë të vitit, shpenzimet e turistëve të huaj në vendin tonë u vlerësuar në rreth 2.1 miliardë euro. Megjithatë, duhet theksuar se rritja vjetore prej 7.7% është ndjeshëm më e ulët se në vitet e mëparshme.

Nga ana tjetër, shpenzimet e shqiptarëve jashtë vendit kanë shënuar gjithashtu një rritje të konsiderueshme, duke arritur në 721.1 milionë euro vetëm për tremujorin e dytë. Përgjatë periudhës Janar-Qershor të këtij viti shpenzimet e shqiptarëve jashtë regjistrohen në 1.3 miliardë euro.

Megjithatë, bilanci neto i turizmit mbetet pozitiv. Diferenca midis shpenzimeve të turistëve të huaj në Shqipëri dhe atyre të shqiptarëve jashtë vendit ka arritur në 502.6 milionë euro për tremujorin e dytë të vitit një nivel rekord që tregon qartë se ekonomia shqiptare përfiton më shumë nga hyrjet e vizitorëve të huaj sesa nga shpenzimet e qytetarëve jashtë vendit. Ky bilanc pozitiv ka një ndikim të rëndësishëm në të ardhurat kombëtare, duke ndikuar tek bizneset lokale, tregu i punës dhe sektorët shoqërorë që lidhen me turizmin. Për gjysmën e vitit bilanci neto vlerësohet në rreth 800 milionë euro.

Kjo dinamikë, e cila përfaqëson një ekuilibër mes hyrjeve dhe daljeve, tregon se turizmi mbetet një sektor kyç për zhvillimin ekonomik të vendit dhe një motor i qëndrueshëm i të ardhurave.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular