HomeAktualitetCOVID-19 po përhapet me shpejtësi në vend, fëmijët dhe të moshuarit më...

COVID-19 po përhapet me shpejtësi në vend, fëmijët dhe të moshuarit më të prekurit. Rritje e lehtë edhe në spitale

spot_img

Pas një vere me raste të shumta me COVID-19, numri i infektimeve vijon të përhapet me shpejtësi në popullatë.

Në qendrat shëndetësore, rastet po konfirmohen me teste dhe në bazë të shenjave klinike. Mjekët thonë se infeksioni po prek kryesisht moshat pediatrike dhe ata mbi 60 vjeç.

Infeksioni i kovidit zgjat 5–7 ditë, me kollë, temperaturë, dhimbje muskujsh e kyçesh, dobësi trupore, rrufë dhe ndonjëherë dhimbje të forta koke. Temperatura ka pasur raste që ka vajtur deri në 40 gradë. Kemi vënë re që infeksioni i kovidit nuk përfundon me këto shtatë ditë, por zgjat deri në tri javë, duke lënë një temperaturë subfebrile dhe një lodhje, djersi të shtuara te pacientët,”  thotë infeksionistja Kozeta Hoxha, nga Qendra e Specialiteteve Nr. 1.

Shefja e kontrollit të sëmundjeve infektive në Institutin e Shëndetit Publik, Silva Bino, në një status të sajin konfirmon se rastet janë identifikuar më së shumti në qytetet e mëdha, ku qarkullimi i virusit është intensiv, po ende nuk kemi arritur pikun.

COVID-19 vazhdon të rritet dhe përhapet, ku rastet më të shumta vihen re në Tiranë, Durrës dhe Vlorë, e lidhur kjo edhe me numrin më të lartë të testimeve në këto vende. Gjithashtu numri i testimeve për COVID-19 është trefishuar nga qershori deri në javën e fundit të gushtit dhe vazhdon të rritet së bashku me pozitivitetin që është rritur nga 7% për testimet molekulare në 16% tek ato të shpejta… Pozitiviteti vazhdon në rritje. Pra, akoma nuk kemi arritur pikun, prandaj qarkullimi vazhdon të jetë intensiv. Ka një rritje të lehtë të rasteve në spitale, megjithëse janë shumë më të ulëta se një vit më parë. Në rastet e shtruara në spital mbizotëron grupmosha fëminore, sidomos ajo deri në 5 vjeç,” bëri të ditur Dr. Bino.

Vaksina antikovid vijojnë të rekomandohet, por interesi i qytetarëve është i papërfillshëm.

Kemi persona që edhe pse kalojnë infeksionin ose virusin nuk pranojnë që të bëjnë vaksinën antikovid,” tregon infeksionistja Hoxha.

Sezoni vjeshtë-dimër sapo ka filluar dhe mbetet për t’u parë se sa i ngarkuar do të jetë ai me infeksionet respiratore virale. RTSH

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular