HomePolitikeEdi Rama zgjedh ministrin e ri të Mjedisit, i beson detyrën Sofian...

Edi Rama zgjedh ministrin e ri të Mjedisit, i beson detyrën Sofian Jaupajt

spot_img

Gjatë mbledhjes së asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste, kryeministri Edi Rama ka nisur prezantimin e qeverisë së re për mandatin e katërt në krye të vendit.

Rama tha se Sofian Jaupaj do të mbajë tashmë detyrën e ministrit të Mjedisit

Emër i ri në qeverinë Rama.

Sofjan Jaupaj u diplomua për Drejtësi në vitin 2013 në Fakultetin e Drejtësisë të Universitetit të Tiranës ku ka qenë anëtar i rrjetit të studentëve ekselentë të këtij Universiteti dhe ndoqi studimet LL.M. për të Drejtën e Pronësisë Intelektuale në Itali, Zvicër (përfitues i bursës evropiane të Organizatës Botërore të Pronësisë Intelektuale).

Në 10 vitet e fundit ai ka mbajtur pozicione të ndryshme në sektorin publik në Shqipëri si Drejtor i Kabinetit i Kryenegociatorit për Integrimin në BE të Shqipërisë, Drejtor i Integrimit dhe Koordinator i Lartë për normat ligjore prioritare të BE-së pranë Kryeministrisë dhe Ministrisë së Kulturës dhe aktualisht në 3 vitet e fundit ka qenë i emëruar Drejtor i Përgjithshëm në Ministrinë e Turizmit dhe Mjedisit.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular