HomePolitikeEMRI/Manja shkon tek Komisioni i Ligjeve, një tjetër dibran emërohet si ministri...

EMRI/Manja shkon tek Komisioni i Ligjeve, një tjetër dibran emërohet si ministri i ri i Drejtësisë

spot_img

Kreu i qeverisë prezantoi në Asamblenë e PS-së ministrin e ri që do marrë postin e Manjës dhe ai është zv.ministri aktual i ministrisë se Brendshme, Besfort Ramallari.

Ramallari është pjesë e qeverisë Rama që prej vitit 2017.

Ai mban aktualisht postin e zv.ministrit të Brendshëm qe nga tetori i vitit 2017.

Besfort Lamallari – ministër i Drejtësisë

Besfort Lamallari ka lindur më 18 korrik 1987, në Peshkopi, Dibër. Ai mbajti postin e Zëvendësministrit të Brendshëm që nga 9 Tetori 2017. Lamallari ka përfunduar studimet universitare për Drejtësi në Universitetin e Tiranës, në vitin 2009. Në 2013 është diplomuar në Universitetin e Oksfordit në programin Master shkencor për Kriminologji dhe Drejtësi Penale.

Më herët ka ndjekur studimet pasuniversitare në Itali LL.M “Bashkëpunimi Ndërkombëtar kundër Krimit të Organizuar Transnacional”. Ai është trajnuar nga Këshilli Gjerman për Marrëdhënie me Jashtë (DGAP), si dhe Akademia e Studimeve Politike – Program i Këshillit të Europës. Z. Lamallari vjen nga një eksperiencë intensive kërkimore shkencore, nga e cila spikat roli i tij si hulumtues i pavarur dhe autor i një sërë studimesh në fushën e krimit të organizuar, radikalizmit dhe terrorizmit.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular