Presidentja Vjosa Osmani ka akuzuar gazetarë për bashkëpunim me Milan Radoiçiç, i akuzuari kryesor për sulmin e Banjskës. Në një konferencë për media, ku një natë më parë në një komunikatë ka përmendur hetime të gazetarëve nga AKI-ja, ajo tha se cak i hetimeve nuk ishin gazetarët.
“E para, nuk janë hetuar gazetarët. Është hetuar tjetër kush, janë hetuar Radoiçiqat. Kur hetohen Radoiçiqat, dalin bashkëpunëtorët e tyre.”
Nuk përmendi emra pasi tha se hetimet janë duke vazhduar.
“E dinë ata kush janë, e kanë mizën mas veshi.”
Ajo u pyet për një rikandidim të mundshëm si presidente pas përafrimit të sërishëm me kryeministrin në detyrë Albin Kurti, kur për një kohë të gjatë nuk i kishin raportet e mira.
Ndërsa me Kurtin tha se asnjëherë nuk kanë pasur dallime në qëndrime karshi Serbisë.