HomeKultureRai me programacion unik për arbëreshët në Kalabri

Rai me programacion unik për arbëreshët në Kalabri

spot_img

Kalabria është bërë i pari rajon me statut të zakonshëm në Itali që nis një programacion televiziv dhe radiofonik të dedikuar tërësisht gjuhës arbëreshe, shkruan Ansa.

Pas nënshkrimit të marrëveshjes mes Presidencës së Këshillit të Ministrave, Departamentit për Informacionin e Botimin dhe Rai-t, do të nisë puna për programet me fokus te kultura arbëreshe.

Këto programe lidhen direkt me Ligjin 482 të vitit 1999, i cili garanton kushte për mbrojtjen e minoriteteve gjuhësore historike në të gjitha rajonet italiane.

“Programi do të nisë nga gjysma e shtatorit dhe do të zgjasë për 13 muaj, me qëllim promovimin e pasurisë kulturore arbëreshe,” tha Massimo Fedele, drejtor i degës rajonale të Rai-t në Kalabri.

“Jam i kënaqur me punën e bërë dhe ky do të jetë një angazhim i vazhdueshëm, jo vetëm për Kalabrinë, por edhe për Rai-n, që edhe një herë tjetër dëshmon rolin e vet si televizion i shërbimit publik“, theksoi ai.

“Ky është një hap i rëndësishëm, jo vetëm për arbëreshët, por për gjithë shoqërinë italiane dhe komunitetin shqiptar” tha Anila Bitri Lani, ambasadore e Shqipërisë në Itali.

Nuk është vetëm komunikim, por edhe mbrojtje e trashëgimisë gjuhësore dhe identitare unike, e ruajtur për shekuj në rreth 50 komuna. Ky programacion forcon ndjenjën e përkatësisë, transmeton kujtimin e të parëve te brezat e rinj”, deklaroi ambasadorja.

Programi do të nisë më 21 shtator. Për televizionin, do të transmetohet një episod çdo të dielë për komunitetet në rajon.

Ndërsa në radio, emisioni do të jetë nga e hëna në të premte, me përsëritje gjatë fundjavës, duke mbledhur dhe treguar të gjitha aspektet kulturore të arbëreshëve.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular