HomePolitikeAnëtari i Këshillit Kombëtar, Julian Deda ironizon Nokën: Është për kandidat të...

Anëtari i Këshillit Kombëtar, Julian Deda ironizon Nokën: Është për kandidat të PD për Tiranën, i bukur dhe mjek i niveleve europiane

spot_img

Anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Julian Deda, me ironi propozon që demokrati Flamur Noka të kandidojë për Bashkinë e Tiranës, duke e përshkruar atë si një personalitet të shquar që plotëson të gjitha kriteret e nevojshme.

Sipas Dedës, Flamur Noka është një mjek me përvojë dhe nivele europiane, me eksperiencë si ministër dhe në menaxhimin e projekteve të ndryshme. ‘Ai njeh mirë organizimin e partisë dhe është i aftë të mobilizojë demokratët’, thotë Deda.

Nisur nga rrethanat, unë mendoj se PD duhet të kandidojë në garën për Bashkinë e Tiranës Dr. Flamur Nokën. Personalitet i shquar, i cili plotëson të gjitha kriteret dhe dimensionet. Është mjek i niveleve europiane. Ka qenë ministër, pra ka eksperiencë në qendisje projektesh dhe letrash.

Organizimin e Partisë për të larguar sa më shumë demokratë e njeh shumë mirë; mund të mos njohë shumë gjëra, por partinë e njeh. Thonë se ka edhe shqisën e gjashtë; për këtë detaj ju sqaron më mirë gazetari Ç. P. Por mbi të gjitha është edhe i bukur. Vetëm kështu mund ta fitojmë betejën kundër regjimit”, shprehet Deda.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular